Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.
Mbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.
Në këtë biografi të parë për dukeshën e ardhshme, shkrimtari i mirënjohur i personaliteteve mbretërore, Andrew Morton, zbulon rrënjë pas rrënje historinë e saj: fëmijërinë në një lagje të Los Anxhelosit, vitet e studimit në një shkollë katolike për vajza dhe jetën e rrëmujshme familjare.
Pas “Sekrete të një nate vere” dhe “Ndodhi në vjeshtë”, Anabela, Liliana, Evi dhe Dejzi kthehen të ngrohin stinën më të ftohtë me guximin e ndjenjave të tyre: Më romantike dhe të shkëlqyera se kurrë, kthehen katër mikeshat e pandashme të serisë Wallflowers.
Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim.
Menopauza është një cikël i jetës që e kalon çdo grua e megjithatë shumë e kalojnë me turp, frikë, informacione të gabuara ose heshtje. Pse nuk flet askush hapur për të? Kush i ka informacionet e sakta dhe si mund t’i përfitojmë ato? Pikërisht nga këto pyetje lindi ideja për këtë libër.
Miti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se “feja” është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si “shekullare”. Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë.
Pas suksesit të librit “Mashtruesi”, Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshmërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros. Ky djalosh, që kishte luftuar për një kauzë të padrejtë dhe kishte vdekur në anën e gabuar të historisë, ishte xhaxhai i nënës së Javier Cercas-it, i cili sot ndien detyrimin të kuptojë arsyet e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mund ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Rezultat është ky libër që ecën me hapa hipnotike, plot me aksion, emocion dhe ironi, i cili na rikthen në temat thelbësore të rrëfimtarisë së Cercas-it: natyra poliedrike dhe misterioze e heroit, ambiguiteti i pashmangshëm i çdo rikonstruktimi historik, vështirësia e të marrit të përgjegjësisë të së shkuarës sate, mbi të gjitha kur ajo nuk është komode. “Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.
Natë e heshtur është një histori e paharrueshme e dashurisë, dhimbjes dhe forcës që marrim nga ata që duam. Arratisje me tregimtaren e preferuar botërore, Danielle Steel, në momente emocionuese dhe tërheqëse.
Ndodhi ne ballo, ku bukuroshja Liliane Bouman zbuloi qe temperamenti i saj prej amerikaneje,s’shihej me sy te mire ne shoqerine e sterholluar amerikane. Sidomos nga Lord Uestklifi, Markusi,beqari i arte me i padurueshem i qytetit.Ndodhi ne kopsht, ku Markusi dhe Liliana zbuluan qe nje puthje e vetme plot pasion mund te vlente me shume se nje mije paragjykime arrogante dhe madje me shume se nje parfum afrodiziak!
Nje roman qe te tensionon dhe ne te njejten kohe teper aretues per njerezit e vegjel ne nje bote te madhe dhe deshiren e tyre angazhuese,por edhe shkaterruese per te besuar ne idealet e larta .
Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe përpiqet të mësohet me identitetin e ri, meqë ndër vena i rrjedh gjak hebre…
Nje histori e përmbledhur e Shqiperise paraqet historinë e Shqipërisë dhe popullit te saj, brenda kontekstit të tyre ballkanik dhe evropian. Kjo përmbledhje tregon udhëtimin e vendit nga e kaluara e tij e lashtë, ende e mbështjellë me mistere dhe polemika, përmes tranzicionit të vështirë nga një formé veçanërisht brutale e komunizmit ne nje forme demokracie dhe ekonomie tregu në zhvillim.
Nje tjeter roman misterioz i shtohet bibliotekes se Agatha Christie ne gjuhen shqipe. Nen perkthimin e Enkeleida Ferollarit, shtepia botuese Dituria hedh ne qarkullim romanin “Nje kufome ne biblioteke”.
Nëse do t’i karkonin të tregonte pikën e saktë ku filloi miqësia e tyre, Elisa nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej. Ishte nata kur Beatricia u shfaq në plazh – papritmas, si një yll që bie – me sy te gielbër smerald që shkëlqenin në errësirë? Apo ishte më vonë, kur vodhën një pale xhinse në nje butik elegant dhe u larguan si shigjetë me motocikleta? Fundi… ai është i sigurt: kanë kaluar trembëdhjetë vjet, por kujtimet ende dhembin. Sepse tani të gjithë mendojnë se e njohin atë, Beatriçen: e dinë se çfarë vesh, çfarë ha, ku shkon me pushime. E admirojnë, e kanë zili, e urrejnë, e adhuroinë. Por askush nuk e merr me mend sekretin që fshihet pas buzëqeshjes se saj përherë të njëjtë, askush nuk e imagiinon kohën kur “Roseti” ishte vetëm Bea – shoqia e saj më e mira.
Popi dhe Aleksi, dy shokë të ngushtë.Dhjetë pushime verore.Një shans i fundit për të rënë në dashuri.POPI DHE ALEKSI. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi e të lexojë libra.Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë. Pjesën më të madhe të vitit jetojnë të ndarë – ajo në Nju-Jork Siti dhe ai në qytetin e tyre të vogël të lindjes – por çdo verë, gjatë një dekade të tërë, kanë bërë nga një javë pushime të shkëlqyera bashkë. Deri dy vite më parë, kishin prishur gjithçka. Madje, as që kanë folur më.Popi ka gjithçka që dëshiron, por jeta e saj ka ngecur në vend. Kur dikush e pyet kur ka qenë hera e fundit që është ndier vërtet e lumtur, ajo s’ka asnjë dyshim se ishte ai udhëtimi i fundit fatkeq me Aleksin. Prandaj, vendos t’i mbushë mendjen shokut të saj më të ngushtë që të shkojnë edhe një herë me pushime – t’i hapin kartat mbi tryezë, që të sqarohen. Si për mrekulli, ai pranon. Tani, ajo ka një javë për të ndrequr gjithçka. Të nxjerrë në pah të vërtetën e madhe që ka qëndruar vazhdimisht e heshtur brenda marrëdhënies së tyre në dukje të përsosur. Çfarë ka mbetur për t’u humbur?
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023.
Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
Jaehee Lim, është një shkrimtare e talentuar koreane, e cila u zgjodh fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, organizuar nga SIlbo dhe K. P. I. P. Agency. Lim ka lindur në Cheorwon në SH.B.A, në vitin 1964 dhe emigroi në Hawaii në vitin 1985. Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është një debutim shumë i suksesshëm.
Rrëfyer përgjatë gjashtë verave dhe një fundjave, PAS ASAJ VERE është një nostalgji mbresëlënëse për dashurinë, njerëzit dhe zgjedhjet që na shënojnë përgjithmonë.
Ish-ministri Aredin Shyti publikon librin për vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe për grupin “Hakmarrja për Drejtësi”. Protesta e përgjakshme e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve të para demokratike:
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë…
Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t’i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm.
“Personaliteti Neurotik i Kohës Sonë” nga Karen Horney, përshkruan teoritë e saj për neurozat. Në 15 kapituj që përbëhen nga 290 faqe, ajo mbulon tema të tilla si “ndërlikimet kulturore dhe psikologjike të neurozave”, “ankthi dhe armiqësia”, “struktura bazë e neurozave”, “kërkimi për pushtet, prestigj dhe zotërim”, “faji neurotik”, “ndjenjat”, “kultura dhe neuroza” dhe të tjera.
Duka e Sudeleigh – it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Edhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës, atë e shpëton një fermer skocez. Më vonë ajo i futej atij në shtrat…por e zbulojnë.
Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë. Ai ëndërronte lavdi dhe një aleancë midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atdheut dhe mëmëdheut të tij. I emëruar si përgjegjës për shtypin e huaj të Rajhut në vitin 1933, ai besoi tek ylli i tij. Po, humbi gjithçka. Mërgimi i pabesueshëm e çoi atë gjatë Luftës së Dytë Botërore deri te Ruzvelti, i cili e bëri informatorin e tij kryesor për Fyhrerin. Për disa, ai ishte një tradhtar ose një bufon i parëndësishëm, për të tjerë një nga mjeshtrit e së keqes. Historia e tij tragjike, groteske, plot mistere, është ajo e heroit të një romani. Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin. Me librin “Putzi”, Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.
Një rrëfim për jetën, një kërkim të rrënjëve të kulinarisë shqiptare dhe receta që vijnë si një vepër arti. Një libër ku shija gërshtohet me të ushqyerit e shëndetshëm.
Kora është skllave në një plantacion pambuku në Xhorxhia. Ajo është braktisur nga e ëma që kur ishte fëmijë. Kur Cezari, një skllav i sapoardhur nga Virxhinia, i tregon për rrjetin sekret, vendosin të rrezikojnë jetën dhe të arratisen. Sipas konceptimit gjenial të shkrimtarit, kalimi i fshehtë nuk është metaforë. Nën tokën e shteteve të jugut, në një rrjet sekret hekurudhash dhe tunelesh veprojnë shumë shefa stacioni dhe makinistë. Kora nis një rrugëtim të frikshëm nga shteti në shtet, ku në çdo ndalesë, ashtu si Guliveri në udhëtimet e tij, edhe ajo gjen një copë të botës së saj. Ndërsa Whitehead-i rikrijon mrekullisht llahtarin që kanë përjetuar njerëzit me ngjyrë para Luftës Civile të Amerikës, rrëfimi i tij ndërthur përsosmërisht sagën e këtij vendi: nga sjellja brutale ndaj afrikanëve deri te premtimet e papërmbushura të ditëve të sotme. Libri “Rrjeti sekret” është njëherazi aventura e jashtëzakonshme e një gruaje me vullnet të pamposhtur, që kërkon t’i shpëtojë tmerrit të skllavërisë dhe një meditim drithërues dhe i fuqishëm për historinë tonë të përbashkët.
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale. Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale duke e përjetësuar.
Vetem ne perralla princerit martohen me vajzat e varfera,Anabela e di mire kete. Por krenaria e saj e akullt nuk e lejon te pranoje vardisjen e Simon Hantit, borgjez i pasur dhe joshes i vrullshem,shume i ndryshem nga aristokratet qe do te donte te shtinte ne lak. Te pakten deri kur ai i vjedh nje puthje qe nuk arrin ta harroje me…
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
1,550LÇmimi origjinal qe: 1,550L.1,395LÇmimi i tanishëm është: 1,395L.
Tek vepra “Serbët dhe Arbërit” (1925), historiani dhe albanologu u shquar Milan Šufflay mbështetet në dokumente arkivore, duke bërë jo vetëm analizën paleografike por edhe interpretimin historik të tyre. Kjo vepër shkon në thelb të marrëdhënieve dhe konflikteve mes shqiptarëve dhe serbëve përgjat shekujve
Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.
EVELIN HYGO ËSHTË IDHULLI MAGJEPSËS QË ADMIRONI, POR DHE LUFTËTARJA E PAMËSHIRSHME QË DËSHIRONI TË JENI. HISTORIA E JETËS SË SAJ TË COPËTON ZEMREN, POR PRAPE ËSHTË E BUKUR DHE DO T’I MBAJË LEXUESIT TE MAHNITUR DERI NË FAQEN E FUNDIT. “Ikona e filmave të Hollivudit Evelin Hygo, tashmë e moshuar dhe e I tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani? Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t’i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t’i dhënë një shtysë përpara karrierës. Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara. Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.
Një mbrëmje mesvere, pas një feste të bukur me qindra të ftuar, familja Edëvejn zbulon se vogëlushi i tyre njëmbëdhjetëmuajsh, Teoja, është zhdukur pa asnjë gjurmë. Ai nuk gjendet kurrë, duke e lënë familjen të shkatërruar dhe shtëpinë të braktisur.
Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është z. Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë.
Ky ishte një nga dorëshkrimet që ishte kyçur në kasafortën e tij që nga viti 1941, por që është hedhur në qarkullim disa kohë më parë. Në këtë libër, mjeshtri i madh i disiplinës së zhvillimit personal, Napoleon Hill na sjell këshillat sesi të organizojmë mënyrën e të menduarit për të pasur sukses.
Në librin “SI TË PUNOSH ME VETEN” Dr. LePera ofron urtësi dhe burime praktike që mund të ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve kuptimplota dhe prishjen e modeleve shkatërruese. Kjo është asgjë më pak se një ndryshim paradigme në mirëqenien mendore. Ky libër feston fuqinë e individëve për të shëruar veten dhe për të rimenduar potencialin e tyre.
Pas suksesit të librave “Femrave u pëlqen e kuqja” dhe “Rruga Chanel Nr. 5” rikthehet në shqip shkrimtarja italiane Daniela Farnese me romanin e saj “Të dua Channel”.
Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Të pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të shpëtojë, por edhe të bëhet një figurë themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.
Një libër brilant nga Saim Koç mbi magjinë e komunikimit të shëndoshë dhe human – një komunikimi që i bënë marrëdhëniet njerëzore më të shëndosha dhe më humane. Një libër që është ribotuar 10 herë në po kaq vjet. Pasuroje veten dhe mësoji të tjerët si të sillen me ty!
Nje tjeter roman befasues nga Johanna Lindsey ne shqip: Nje perralle magjike, me nje princeshe te rrembyer, e cila do t’ju mbaje te mberthyer deri ne faqen e fundit….
Torta e zezë është një sagë familjare që flet për udhëtimin prej me shume se gjysmë shekulli të një familjeje, me ëndrrat e saj zhgënjyese, dashuritë e mallkuara dhe sekretet e erreta. Thellësisht domethënës dhe i shkruar bukur, Torta e zezë është një udhëtim i jashtëzakonshëm në jetën e një familjeje të ndryshuar përgjithmonë nga zgjedhjet e matriarkut të saj.
1,400LÇmimi origjinal qe: 1,400L.1,260LÇmimi i tanishëm është: 1,260L.
Supozohej të ishte e lehtë. E Enjtja do ta ndante bashkëshortin, Setin, me dy gra të tjera, Të Hënën dhe Të Martën, të cilat nuk i kishte takuar kurrë dhe nuk dinte asgjë për to. Nëse nuk bëhen pyetje, nuk lëndohet askush. Për pak kohë gjithçka shkoi mirë… derisa E Enjtja gjeti një copë letër me një emër… emrin e vërtetë të Së Hënës, dhe një adresë. Tani E Enjtja nuk mund të ndalet. Dëshiron të dijë më shumë për këtë grua: kush është ajo? Si është? Çfarë shikon burri i saj tek ajo? Ndërkohë, sajon një takim me Të Martën, për të mësuar më shumë detaje për atë martesë, për të cilën kishte rënë dakord që në fillim. Sa më shumë që mëson për gratë e të shoqit, aq më shumë kupton se Seti nuk është burri që ajo mendonte. Ndërsa më shumë detaje dalin në dritë, del në pah edhe arsyeja pse Seti nuk donte që gratë të takoheshin me njëra-tjetrën. Një arsye e fortë. Një arsye që Së Enjtes nuk ia kishte marrë mendja kurrë.
“Te Truri idiot, neuroshkencëtari Dean Brunett zhbiron masën tonë misterioze të përhimët (dhe të bardhë). Përgjatë rrugës, ai shpjegon papërsosmëritë e trurit njerëzor dhe mënyrën se si ato ndikojnë në çdo gjë që themi, bëjmë dhe përjetojmë. Ky libër, që paraqet një hulumtim prej eksperti të shkruar në një mënyrë argëtuese, i dedikohet çdokujt që pyet veten pse truri i tyre duket se po saboton jetën e tyre dhe çka dreqin bën ai në të vërtetë.”
Nje triller i ri drithërues, në qendër të të cilit kemi sërish restauruesin e artit dhe agjentin legjendar Gabriel Alon. Me ritme të shpejta dhe rrëfim elegant, libri “Urdhri” do t’ju mbërthejë faqe pas faqeje, deri në fundin e paparashikueshëm. Një roman për miqësinë dhe besimin në një botë të pasigurt dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme që Daniel Silva është shkrimtari më i talentuar i suspansës dhe intrigave ndërkombëtare.
Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të trillerave” dhe Daniel Silva shkrimtari më i mirë i intrigave.
Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?