Availability: In Stock

Na ishte nje vere

Autor: Tessa Bailey
SKU: 9789928371706

1,200L

Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.

Përshkrim

Pajper Bellinxher është një vajzë e re, që ndjek modën e ka shumë ndikim, ndaj fama e saj si fëmijë rebel i shtyn paparacët ta ndjekin këmba-këmbës. Kur pas një feste të çmendur dhe shampanjës së derdhur lumë, Pajperi përfundon në burg, njerku i vet mendon që kjo shthurje duhet të marrë fund. Ndaj, ai vendos t’i presë të ardhurat pa fre dhe, që të bëhen më të përgjegjshme, i dërgon Pajperin e të motrën të administrojnë barin e babait të tyre të vdekur… në Uestport, Uashington.

Me të mbërritur në Uestport, Pajperi ndesh Brendanin, trupbëshëm dhe mjekërmadh, kapiten i një anijeje, sipas të cilit, vajza s’ka për të duruar më shumë se një javë larg Beverli Hillsit. Punë e madhe se ajo s’di të merret me llogaritë dhe ideja se do të flejë në një apartament të ndyrë me shtretër marinar e bën t’i kalojnë mornica në trup. Kaq keq të jetë, vallë? Ajo është e vendosur që t’i tregojë njerkut dhe këtij vendasi gërnjar e seksi që është më shumë se një fytyrë e bukur.

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme. Pajperi nuk do të ketë ndjenja për një burrë që lundron për javë të tëra duke ndjekur perëndimet e diellit. Megjithatë, kur fillon të ndihet mirë në Uestport, Pajperi nis të pyesë veten nëse jeta e ftohtë dhe glamur ishte vërtet ajo çka donte. Los Angeles e thërret, por Brendani dhe ky qytet po ndezin zemrën e saj.

Kritika

Zëri i saj tingëllon po aq i freskët dhe bashkëkohor sa dhe një komedi romantike në Netflix.Bailey shkruan pa teklif batuta dhe skenarë komedish romantike, por për atyre që u pëlqejnë ta spërkasin historinë e dashurisë me erëza, ajo është eshtë edhe Mikelanxheloja e bisedave rreth seksit”.

Entertainment Weekly

Bailey na sjell përsosmërinë e saj të treanshme, batuta të mprehta, kimi të menjëhershme, dhe skena përvëluese seksi, por janë të kombinuara me një kërkim të madh të brendshëm.

Kirkus Reviews (starred review)

Baily godet në shenjë me këtë komedi romantike… Ajo do të fitojë ithtarë të rinj, me skenat mjaft të nxehta të seksit dhe një protagoniste të zgjuar e me humor.

Booklist (starred review)

Përvëlues, seksi dhe zbavitës, do të fluturoni përmes këtyre faqeve.

New York Post

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

394

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Na ishte nje vere”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *