Availability: In Stock

Maktub

Autor: Paulo Coelho
SKU: 9789928376855

1,200L

Mbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.

Përshkrim

“Sot do të ishte mirë të bënim diçka ndryshe, diçka jo të zakonshme. Për shembull, mund të kërcejmë gjatë rrugës duke shkuar për në punë. Të shohim një të huaj drejt e në sy dhe të flasim për dashurinë me shikim të parë. T’i sugjerojmë shefit një ide që mund të duket qesharake, por tek e cila besojmë. Ose të blejmë një instrument që gjithmonë kemi dashur ta luajmë, por nuk kemi pasur guxim. Luftëtarët e dritës i lejojnë vetes ditë të këtilla.

Sot mund të qajmë për fjalët e vjetra që na kanë mbetur në fyt. Mund të marrim në telefon dikë edhe pse jemi betuar të mos i flasim më (ndonëse ende presim të na dërgojë një mesazh në telefon). Sot mund të konsiderohet një ditë jashtë skenarit që shkruajmë çdo mëngjes. Sot çdo shkelje do të pranohet dhe do të falet. Sot ka ardhur dita ta përballojmë jetën me gëzim.”

REVIEW

“Paulo Coelho e njeh mirë sekretin e alkimisë letrare.” – Kenzaburō Ōe, fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

200

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Maktub”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *