Availability: In Stock

Vajza e re

Autor: Daniel Silva
SKU: 9789928338440

1,400L

Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të trillerave” dhe Daniel Silva shkrimtari më i mirë i intrigave.

Category: Tag:

Përshkrim

Ajo ishte e mbuluar nga koka te këmbët me veshjet më të shtrenjta të blera te “Burberry”, në qendrën tregtare “Harrods”.

Mbante çantë lëkure për librat, jo një të thjeshtë prej najloni. Në këmbë i shkëlqenin këpucët e sheshta lustrafine. Ajo, vajza e re, ishte modeste, por seç kishte edhe diçka tjetër…

Në institutin privat të Zvicrës, misteri rrethon identitetin e vajzës së bukur me flokë të zinj si korb, e cila vjen çdo mëngjes me një autokolonë makinash, të denjë për një drejtues shteti.

Thuhet se është vajza e një biznesmeni të pasur ndërkombëtar. Në të vërtetë, babai i saj është Khalid bin Mohamedi, princi i keqpërfolur i kurorës i Arabisë Saudite. Dikur i famshëm për reformat e guximshme sociale dhe fetare, tanimë qortohet për rolin e tij në vrasjen e një gazetari disident.

Kur e bija rrëmbehet brutalisht, ai i drejtohet të vetmit njeri që mund ta gjejë, para se të jetë tepër vonë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

452

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vajza e re”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *