Availability: In Stock

Rotshildet

SKU: 9789928341686

2,000L

Për herë të parë në shqip kronika e plotë për një nga sipërmarrjet më të rëndësishme familjare të botës.

Category: Tag:

Përshkrim

Për familjen Rotshild rreken mite dhe legjenda të panumërta. Por edhe sikur t’i heqim të gjitha thashethemet, prapëseprapë një gjë nuk tundet nga vendi: Ngritja unike e një familjeje të madhe  nga “Rrugica e Hebrenjve” në Frankfurt për t’u bërë fuqia e parë financiare e Europës.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Majer Amshel Rotshild, themeluesi i dinastisë Rotshild, arriti të ngrinte një biznes të lulëzuar për tregtimin e monedhave dhe për kambizëm.

Që herët ai arriti të vendoste kontakte me familjet fisnike gjermane, duke realizuar më në fund të gjitha transaksionet e tyre financiare në të gjithë Europën. Bashkë me të ardhurat në rritje u rrit edhe familja, dhe në vitin 1810 Majeri i bëri djemtë pjesëtarë të biznesit familjar, duke themeluar bankën “Mayer Amschel& Söhne”. Pas vdekjes, pesë djemtë e tij do ta zgjeronin bankën duke krijuar filiale të saj në Frankfurt, Londër, Paris, Vjenë dhe Napoli. Deri në Luftën e Parë Botërore, Rotshildët ishin jo vetëm banka private më e rëndësishme në botë, duke zënë një pozitë dominuese në financimin e shteteve evropiane, por krijuan edhe një sipërmarrje komplekse që operonte në shumë vende të tjera.

Rrëfenja e Egon Caesar Conte Cortit është një vepër klasike për dinastinë e bankierëve më të famshëm të botës. Ai arrin me mjeshtëri të hedhë dritë, si mbi aferat financiare të huave shtetërore dhe të administrimit të pasurive ashtu dhe mbi ndërlidhjet familjare dhe kontaktet me politikanët dhe monarkët e kohës së tyre – një kronikë familjare unike, që në të njëjtën kohë tregon se si pasuria mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në politikë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

544

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rotshildet”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *