0

Tri gratë e një burri

1,200L

Supozohej të ishte e lehtë. E Enjtja do ta ndante bashkëshortin, Setin, me dy gra të tjera, Të Hënën dhe Të Martën, të cilat nuk i kishte takuar kurrë dhe nuk dinte asgjë për to. Nëse nuk bëhen pyetje, nuk lëndohet askush. Për pak kohë gjithçka shkoi mirë… derisa E Enjtja gjeti një copë letër me një emër… emrin e vërtetë të Së Hënës, dhe një adresë. Tani E Enjtja nuk mund të ndalet. Dëshiron të dijë më shumë për këtë grua: kush është ajo? Si është? Çfarë shikon burri i saj tek ajo? Ndërkohë, sajon një takim me Të Martën, për të mësuar më shumë detaje për atë martesë, për të cilën kishte rënë dakord që në fillim. Sa më shumë që mëson për gratë e të shoqit, aq më shumë kupton se Seti nuk është burri që ajo mendonte. Ndërsa më shumë detaje dalin në dritë, del në pah edhe arsyeja pse Seti nuk donte që gratë të takoheshin me njëra-tjetrën. Një arsye e fortë. Një arsye që Së Enjtes nuk ia kishte marrë mendja kurrë.

Nga:

Shtëpia botuese:

ISBN: 9789928338280

Nr i faqeve: 252

Ruaje
Ruaje
Si mund t’ju ndihmojmë?

Për të marr i pari njoftime mbi librat e rinj, top 10 të sezonit, librat
më shitur,rekomandimet tona javore dhe ofertat e tiranabook!