Availability: In Stock

Shkollë për budallenjtë

SKU: 10207

1,100L

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes “te pabesueshëm”: të riun që është student në “shkollën për budallenjtë” dhe dytësin e tij. Ajo qe fillon si një ëndërr (me ndërprerje të shpeshta) duket si një lloj kërkimi përrallor, jo për arin ose mrekullinë e martesës, por për njohjen e vetvetes. Rrymat e ndërgjegjes që përshkojnë vrullshem romanin janë pasionante dhe të thella. Kujtimet e verës së fëmijerisë jetuar në daçat e famshme ruse janë të njëkohshme me të tashmen, të vdekurit janë të gjallë dhe i dashuruari është njësh me erën. Këtu kemi një përrallë ose të çmendurisë, ose të jetës se imagjinatës në bisedë me arsyen, që sfilitet deri në kufijtë e mbramë të gjuhës. Një roman tragjik, prekes, i mrekullueshëm.

Kategoria: ,