Availability: In Stock

Urdhri

Autor: Daniel Silva
SKU: 9789928338723

1,400L

Nje triller i ri drithërues, në qendër të të cilit kemi sërish restauruesin e artit dhe agjentin legjendar Gabriel Alon. Me ritme të shpejta dhe rrëfim elegant, libri “Urdhri” do t’ju mbërthejë faqe pas faqeje, deri në fundin e paparashikueshëm. Një roman për miqësinë dhe besimin në një botë të pasigurt dhe një provë tjetër e pakundërshtueshme që Daniel Silva është shkrimtari më i talentuar i suspansës dhe intrigave ndërkombëtare.

Përshkrim

Kur u shtri ishte thuajse ora një pas mesnate.

Kiara po lexonte një roman, ndërsa televizori e kishte zërin të ulur deri në fund. Në ekran po shfaqeshin pamje të drejtpërdrejta nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan. Gabrieli mori telekomandën dhe ngriti zërin. U shtang. Një mik i vjetër kishte vdekur.

Gabriel Aloni ka shkuar për pushime në Venecia me gruan dhe dy fëmijët, por kur papa Pali VII ndërron jetë papritur, atë e thërrasin në Romë. Një miliard katolikëve besnikë u është thënë se papa ndërroi jetë nga një atak në zemër, por Donati ka dy arsye të forta për të besuar se, në të vërtetë, atë e kanë vrarë.

Roja zvicerane që qëndronte jashtë apartamenteve papnore natën e vdekjes së papës është zhdukur. Po ashtu, edhe letra që Ati i Shenjtë kishte qenë duke shkruar në orët e fundit të jetës.

Një letër që i drejtohej Gabrielit…

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

416

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Urdhri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *