Availability: In Stock

Nese zemra do te fliste

SKU: 9789994307081

1,500L

Nje tjeter roman i bukur per lexuesit e pasionuar te Sveva Casati Modignani, – hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Dudaj”

Përshkrim

Xhulieta Brena është një grua e shkëlqyer. Ka një jetë të pasur plot me dashuri, që i përmbush edhe boshllëkun e lënë nga i ndjeri bashkëshort. Por, ka një gjemb në zemrën e saj që e mundon prej dyzet vitesh.

Është dashuria e saj e parë, burri që e ka tradhtuar dhe poshtëruar në mënyrë të pafalshme. Xhulieta ka bërë të pamundurën për ta harruar, por fytyra e tij është në të gjitha gazetat ku flitet për sukseset si sipërmarrës. Në përpjekjen për t’u çliruar një herë e përgjithmonë prej tij, ajo djeg fotot dhe letrat që dëshmonin dashurinë e tyre të largët.

Në moshën gjashtëdhjetëvjeçare ajo kërkon të nisë një jetë të re. Roko Di Falko ka një origjinë shumë të thjeshtë. Ka lindur në Siçili, është transferuar me familjen në Milano në vitet pesëdhjetë.

Një ngjarje traumatike e ka privuar nga siguria që të jep familja duke e plagosur thellë, për pasojë puna është e vetmja arsye e jetës së tij. Intuita dhe shkathtësia e kanë bërë njërin prej njerëzve më të pasur të botës, i aftë që përmes prodhimit të syzeve, të krijojë një perandori ekonomike. Por me gjithë nismën dhe gjenialitetin si aftësi profesionale, jeta e tij private ka qenë vetëm një dështim.

E vërteta është që ai nuk ka reshtur kurrë së dashuri Xhulietën, gruan që në mënyrë të turpshme ka tradhtuar. Ka ardhur momenti që ai ta rifitojë atë.

Ritakimi i tyre është një histori e jetuar me intensitet e me pasion, një qark efektesh skenike që e mbajnë lexuesin të lidhur që nga faqja e parë deri në të fundit.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

424

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nese zemra do te fliste”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *