Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts. Nëse trupat tanë do të mund të na flisnin, do të kishim një tjetër histori.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
“Rrethuar nga idiotë është metoda e tij më e thjeshtë, por novatore, për t’i vlerësuar të gjithë ata me të cilët komunikojmë bazuar në katër tipa personaliteti që janë: të Kuqtë, të Kaltrit, të Gjelbrit dhe të Verdhët. Duke filluar nga gjuha e trupit e deri te trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull- brenda dhe jashtë zyrës- dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!
“Rruga e Krokodilëve”, përmbledhja e gjithë tregimeve të shkrimtarit polak Bruno Schulz (përkthyer nga Romeo Çollaku).Schulz (1892-1942) vlerësohet si një ndër prozatorët më të spikatur të fillimshekullit XX. Në përmbledhjen “Rruga e Krokodilëve” përfshihen dy vëllimet me tregime “Shitoret e kanellës” dhe “Sanatoriumi nën shenjën e klepsidrës”, bashkë me disa tregime të botuara pas vdekjes së autorit.Schulz, hebre me kombësi polake, u ekzekutua me dy plumba në kokë në qytetin e lindjes gjatë okupimit nazist, për një larje hesapesh mes dy oficerëve të Gestapos.
Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s’ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat? Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Një roman i bazuar mbi një histori të vërtetë, ku një nënë dhe një vajzë rrezikojnë jetën e tyre për t’ju siguruar strehë dy familjeve hebreje dhe një ushtari gjerman – të cilët nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin teksa jetonin në një shtëpi të vogël me dy dhoma në Poloninë e pushtuar nga nazistët.
Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të ruajtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj në çaste të mbrame, duke të ridimensionuar edhe njëherë kujtimet, të shkuarën, të përditshmen, moshën, pamjen, shpirtin, profesionin, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje.
Shën dashuronte shenjtëri e saj
me ndjenja vertikale ,
që shponin shenjtërinë e tij
bash në boshtin e zemrës
horizontal , gjer sa t’i dhembë
e gjoksin t’ia shembë.
Ai nuk rënkonte ,
Shën dashuronte !
Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023.Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.
Një mbrëmje mesvere, pas një feste të bukur me qindra të ftuar, familja Edëvejn zbulon se vogëlushi i tyre njëmbëdhjetëmuajsh, Teoja, është zhdukur pa asnjë gjurmë. Ai nuk gjendet kurrë, duke e lënë familjen të shkatërruar dhe shtëpinë të braktisur.
Në librin “SI TË PUNOSH ME VETEN” Dr. LePera ofron urtësi dhe burime praktike që mund të ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve kuptimplota dhe prishjen e modeleve shkatërruese. Kjo është asgjë më pak se një ndryshim paradigme në mirëqenien mendore. Ky libër feston fuqinë e individëve për të shëruar veten dhe për të rimenduar potencialin e tyre.
Në këtë libër do të gjeni përralla që tashmë janë të preferuara, si dhe të tjera që do t’i lexoni për herë të parë, por e sigurt që do të bëhen, gjithashtu, të preferuarat tuaja.
Një foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes, nëpërmjet një partiture muzikore të gjetur, e nënshkruar nga gjyshi i saj Friedrik dhe e titulluar “Për Hajan”.
Menjëherë pasi është botuar në anglisht, vetëm pak javë më pas, shtëpia botuese “Uegen” sjell në shqip autobiografinë që është kthyer në bestseller-i i momentit në të gjithë botën. Për herë të parë, Princ Herri tregon historinë e tij, duke përshkruar udhëtimin me ndershmëri të vërtetë, të patundur. Një botim historik, plot dije, zbulesë, vetë-ekzaminim dhe mençuri të fituar me vështirësi, lidhur ngushtë me fuqinë e përjetshme të dashurisë mbi pikëllimin. Pas datës 6 mars, libri vjen në duart e lexuesve
Në Standardin e Bitcoin-it, ekonomisti Saifedean Ammous i shëtit lexuesit përmes historisë së mrekullueshme të teknologjive të parasë dhe zbulon arsyen se si këto teknologji fituan rolin e tyre monetar, si e humben, çfarë na meson kjo gje mbi veçoritë dëshirueshme të parasë dhe se si Bitcoin-i është ndërtuar për të përmirësuar këto teknologji.
“Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm?
“Xhungla, shpella, shkretëtirë, hapësira të mbuluara nga akulli… për tërë mocarelën e botës, obobo ç’frikë maçoku! Për të më kalitur guximin, miku im, Hiena, më mbushi mendjen të hyja në një kurs mbijetese ekstreme! Do të arrij të bëhem një supermiush?”
Ryu Murakami , mjeshtër i psikothrillerit , sjell këtë udhakim ngjethës përmes botës së shturur , të neontë , të industrisë së seksit në Tokio , me elemente të spikatura të manga-s e të estetikës japoneze . Libri paraqet elemente grafike , këshillohet për moshën +15.
Në fund të romanit , Florentina Keini zgjidhet Presidente , gruaja e parë presidente e SHBA . Një mbrëmje , në orën 19:30, FBI-ja mëson për thurjen e një komploti që synon vrasjen e saj , kërcënimi i 1752-të brenda një viti . Në 20:30 pesë persona i kanë grumbulluar të gjitha detajet . Pa shkuar ora 21:30 , katër prej tyre kanë nderruar jetë .
Një libër brilant nga Saim Koç mbi magjinë e komunikimit të shëndoshë dhe human – një komunikimi që i bënë marrëdhëniet njerëzore më të shëndosha dhe më humane. Një libër që është ribotuar 10 herë në po kaq vjet. Pasuroje veten dhe mësoji të tjerët si të sillen me ty!
Një roman i madh aventurash dhe dashurie, në të cilin qentë qajnë, majmunët flasin dhe nëpërkat puthen. Një mëngjes shtatori të vitit 1890, një topograf belg, i ngarkuar nga mbreti i vet për të zbërthyer Afrikën, largohet nga Leopoldvili për në veri. Nën udhëzimin e yjeve dhe me disa instrumente të thjeshta, Pjer Klaesi kishte mision të materializonte, në tokat e egra, rrugën e saktë të asaj që Evropa atëherë e quajti “përparim”.
Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s’është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!
Gazetari dhe analisti i njohur Blendi Fevziu vjen me një libër të ri para lexuesit, i cili ka një dimension autobiografik. Libri rrok ngjarje, personazhe dhe realitetin e Tiranes.
E vlerësuar nga kritika si një kryevepër botërore e prozës , Toka në fund të botës , përshkruan historinë dramatike të një mjeku që përndiqet nga kujtimet e luftës .
Motra e Jeronim Stiltonit, është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit. Është gjithnjë e gatshme të niset për udhëtime aventurore prej nga kthehet me artikuj dhe fotografi të bujshme. Tea ka lidhur miqësi të ngushtë me pesë studente të Miushfordit: Koletën, Nikin, Pamelën, Polinën dhe Violetën… Ato janë zemra e grupit Tea Sisters!
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, “Transatlantiku” shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Nuk kam ç’të them per Kafkën vetëm pohoj se është një ndër shkrimtarët më të çuditshëm e me të mëdhenj të kohës sone. Duhet nënvizuar edhe diçka: ai mbërriti i pari, e teknika qe zgjodhi i përgjigjej nevojës së tij të brendshme. Nëse e paraqet jetën njerëzore të trazuar nga një transhendencë të pamundur, kjo vjen se ai i besonte asaj trashendence.
Në pak fjalë, Kafka ndodhet jashtë nesh dhe kjo na jep mundësi që ta rrokim. Universi tij është fantastik e njëherësh i vërtetë.
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
“Te Truri idiot, neuroshkencëtari Dean Brunett zhbiron masën tonë misterioze të përhimët (dhe të bardhë). Përgjatë rrugës, ai shpjegon papërsosmëritë e trurit njerëzor dhe mënyrën se si ato ndikojnë në çdo gjë që themi, bëjmë dhe përjetojmë. Ky libër, që paraqet një hulumtim prej eksperti të shkruar në një mënyrë argëtuese, i dedikohet çdokujt që pyet veten pse truri i tyre duket se po saboton jetën e tyre dhe çka dreqin bën ai në të vërtetë.”
Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme. Kjo vërteton edhe një herë se Gabriel Aloni është “një nga agjentët më të famshëm të trillerave” dhe Daniel Silva shkrimtari më i mirë i intrigave.
Rrëfyer nga një prej personazheve më të paharrueshme në narrativën bashkëkohore – aq e mbushur me humor të guximshëm dhe ironi sa edhe me zemërim e hidhërim – ky roman i pakursyer dhe poetik i marrëzisë politike, ëndrrave në rrezik dhe vullnetit për të mbijetuar, zbulon me mprehtësi rrugën e një vajze drejt mosbindjes, në një botë të kthyer përmbys, në të cilën vetëm nga maja e një peme mund të kapësh një grimcë të realitetit – dhe një premtim për shpresë.
Histori të patreguara më parë për tre vajzat e liderave më të pushtetshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Jaltës dhe fati i botës i treguar nga një perspektivë unike nën penën e autores Catherine Grace Katz.
Është një libër sui generis, jo vetëm për krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologët e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata “thonë” fakte dhe jetë dhe “mendojnë” rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes.
Autori shume i njohur i letersise per femije prezantohet ne kete vellim me nje tufe perrallash shume te bukura,disa prej te cilave jane te pershtatura.Njohja e mire e psilokogjise per femije dhe gjuha e pasur i ftojne fëmijët ta lexojnë librin dhe të gjejnë mesazhe interesante në këtë mori përrallash.
“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat. I shkëlqyer.”
Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.
Si ndodh vallë që koha që kemi jetuar bëhet jeta jonë ? Kjo është nyja që përpiqet të zgjidh Annie Ernaux te libri ” Vitet” , një afresk autobiografik dhe njëkohësisht një kronikë kolektive e botës sonë , që nga koha e pasluftës e deri më sot , një nyje e zgjudhur më së miri përmes shkrirjes së pandashme të zërit të magjishëm individual , me korin e historisë .
Vjeshta e Patriarkut, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karabian dhe abuzimit me pushtetin.
Ideali ! Model satirik i progresit të pandalshëm .
Të kujt janë gjenitë po të mos jenë të tutë , o popull ? Ata të përkasin ty , ata janë bijtë dhe etërit e tu . Ti i lind dhe ata të mësojnë . Ata hapin shtigje drite në kaosin tënd . Fëmijë , ata kanë pirë në gjirin tënd , janë fërgëlluar në matricën universale të njerëzimit . Secila prej fazave të tua , o popull është një avatar . Thelbi i thellë i jetës duhet kërkuar tek ti . Ti je gjiri i madh . Gjenitë burojnë prej teje , o turmë e mistershme .
E pra , le të kthehen tek ty .
Popull , krijuesi , Zoti ,t’i kushton ty .
Xhipi i vogël është kaq i apasionuar pas televizorit sa një ditë i ndodh që të përfundojë brenda tij. Ndërkohë, vëllai i tij, Flip, mbetet në shtëpi duke pikturuar. Ndërkohë Xhip kalon sa në një ekran në një tjetër. Xhani Rodari tregon se si u frymëzua për këtë histori. Një histori e thjeshtë dhe absurde, por që në mënyra të ndryshme mund të të mësojë shumë gjëra.