-


-


-


-


-


Mesuesit me te keqij ne bote
01,400LPo i patët njohur “ Fëmijët më të këqij . . .” Bëhuni gati edhe për shumë, shumë më të këqij Kujdes! Këta mësues do t’ju bëjnë të dridheni . . . Të duken të këqij mësuesit e tu, ë ?! Le po të njohësh këta! Plot dhjetë histori për mësues të ligj nga më të llahtarshmit . . . këta të bëjnë t’ia mbathësh me të katërta nga shkolla. Doktor Tmerri i shkencës është gjysmë njeri e gjysmë përbindësh . . . Ruaju nga mësuese Sithja e kobshme. Ajo është Gjithnjë e nxehur dhe në kërkim të dënimeve . . . Kurse, sa për mësues Fobin: ai është ndryshe nga mësuesit e tjerë. Atij i ka hyrë lepuri në bark prej . . . fëmijëve! Miliona lexuesit që adhurojnë “Fëmijët më të këqij në botë” tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, “ Mësuesit më të këqij në botë”, sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Walliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Misioni i Zigmund Frojdit
0600LNë këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik e instinktiv, ndikimet e shoqërisë, në të cilën jeton dhe problemet etiko-religjioze që i duhet të përballojë.
-


-


-


-


-


-


-


Misteret e Klarës
01,200LE treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri me një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qendër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijën në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë dhe shpirtcopëtues i Klarës.Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klarës gjatë punës në spitalin “Uillard”, ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetëra vjeçar dhe një dritare në të shkuarën e saj. Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klarës, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, çon në rezultate tronditëse dhe të papritura për të. “Misteret e Klarës” është një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, duke na treguar se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë.
-


-


-


-


-


-


Mite dhe legjenda
0750LOlimpi Mbreti dhe Mbretëresha Zeusi (Jovi ose Jupiteri për romakët) përfytyrohej si një hyjni e drejtë dhe me temperament të qetë. Ekuilibri, mençuria, dinjiteti janë tiparet e tij më të theksuara. Në skulpturat e lashta ai paraqitet me një fytyrë fisnike, në kulmin e pjekurisë, rreth të pesëdhjetave, në moshën kur njeriu mund të bashkojë një përvojë mjaft të gjatë me një fuqi ende rinore. Hera (Junona për romakët) përfytyrohet si një grua mbi të dyzetat, e cila e do shtëpinë dhe familjen, por është pak prepotente me të shoqin, i cili, nga ana e tij, ka shumë respekt për të.
-


-


-


-


-


Miti i dhunes fetare
01,500LMiti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se “feja” është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si “shekullare”. Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Mjegull
01,000L“Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.
-


-


-


-


-


-


Mjerimi i historicizmit
0600LMjerimi i historicizmit , sigurisht nuk është kryevepra e K.Popperit . Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit papërsëritshëm të arsyetimeve të tij . Libri ka një vëllim të vogël ; megjithatë , në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues .
-


-


-


Mjeshtra të vjetër
01,000LMJESHTRAT E VJETËR është një rrëfim djallëzisht argëtues për miqësinë mes dy njerëzve në moshë madhore. Për gati tridhjetë vite, Regeri, kritik muzike, është ulur në të njëjtin stol përballlë një vepre të Tintorettos në muzeumin vjenez të artit, ndërsa mendonte si t’i kundërvihej shoqërisë bashhkëkohore, miqëve të tij, artistëve, motit, deri edhe banjave publike. Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin – vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. Njëherësh pesimist dhe kaq i gjallë, i hidhur dhe argëtues, Mjeshtrat e vjetër është një portret satirik mjaft i pasur, për kulturën, gjeniun, nacionalizmin, shtresat klasore, vlerën e artit dhe aspiratat njerëzore.