• Adrenalina

    0

    Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për trajnerë dhe penallti, dhoma zhveshjeje, kundërshtarë e topa, përveçse për lumturi, miqësi dhe dashuri.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Deri në orën e fundit

    0

    Shkrimet e Traudl Junges që u përkasin viteve 1947-1948 , përbëjnë kujtime subjektive  dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal . Në bashkëpunim me zonjën Junge , teksti është ndryshuar shumë pak , aty ku shiheshin dobësitë që i ka të vetat një dorshkrim .

    700L
    Shtoje në shportë
  • Deshmitari i fundit i Hitlerit

    0

    Dëshmi bindëse të një dëshmitari okular, për muajt, ditët dhe orët e fundit të dëshpërimit të thellë të diktatorit.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Dhomat pa mure

    0

    Ishte si një shkundje, kur e lexova për herë të parë. M’u duk sikur qe shkruar për mua: “Idhujt s’duhen prekur, prarimi i tyre të mbetet ndër duar”. Prej fare pak kohësh kisha filluar të njihja nga afër ndonjë prej atyre që u kisha adhuruar librat, mbi kopertinat e të cilëve emri u qëndronte si mbi një fron mbretëror. Por, me gjasë, diçka tjetër kisha qenë duke pritur nga njohjet. Nuk e kisha të qartë se çfarë. S’e kuptoja pse pritshmëritë nuk po më përmbusheshin. Ama, shprehja që s’di ku e lexova, për ta shkruar menjëherë se mos e harroja, në faqen e parë të një blloku telefonash që e mbaja gjithnjë me vete, ishte çliruese. Duke më mjaftuar libri, unë vazhdoja megjithatë ta kisha për zemër të rendja e t’i takoja shkrimtarët. Në këtë pikë, mendimi më përputhej më shumë me atë të Salingerit që thoshte pak a shumë se kur mbaronte një libër të mirë ndiente një lloj dëshire për ta pasur mik shkrimtarin, në mënyrë që të mund ta merrte në telefon. Me siguri, jo thjesht për ta përshëndetur a uruar për librin. Më shumë nga kureshtja. Është një lloj kureshtjeje nga e cila të gjithë ata që lexojnë përthithen, sado që në masa të ndryshme e forma të pakrahasueshme.

    1,700L
    Shtoje në shportë
  • Ditarët shqiptarë

    0

    Ditarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashri e shumë të tjerë.

    700L
    Shtoje në shportë
  • Endur ne tisin e kohes

    0

    … Vapori s’po lundronte më. Pse vallë? Mos ishte prishur? Qëndronim në kuvertë, pranë dengjeve tona. Në kuvertë njerëzit shkonin e vinin, të gjithë të zënë me punë. E ndiqja me interes këtë gjallëri që s’ishte e zakonshme për mua. Thellë atje në errësirë dukeshin dy a tri drita të dobëta, si kandila. Deri atëherë ishim mësuar të shihnim bregun e detit të Karshijakës dhe të Izmirit të ndriçuar nga drita të forta. Mbrëmanet, sa kish filluar pak të errej, një burrë ndërronte kapuçin e bardhë të llambës dhe e ndizte sa bëhej dritë gjithë vendi. Pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Por këtu, ku kishim ardhur tani, pse s’kishte drita? Pse s’i qe ngjitur vaporis skelës së Sarandës ashtu siç i ngjitej skelës së Izmirit dhe të Karshijakës? Si mund të ngarkoheshin gjithë këto dengjet tona në këto varka? …

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Flete nga jeta ime

    0

    “Fletë nga jeta ime” titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut.

    1,100L
    Shtoje në shportë
  • Gravura nga Buenos Airesi

    0

    Gravura nga Buenos Airesi, i shkruar më 1933, është një mbushulli me imazhe e përjetime nga epoka ku kryeqyteti i Argjentinës po shndërrohej në një metropol modern. Me përpikërinë e artit të gravurës, Arlt-i ka ditur të na japë një prozë të mrekullueshme: gjuha e gjallë e stili i mprehtë i japin jetë një proze të stilizuar e të hollë që pikturon detajet e jetës së përditshme të Buenos Airesit. Kumarxhinj, hajdutë, xhambazë, spekulantë, bjerrakohës, nga njëra anë, e njerëz të rëndomtë, zanatçinj, policë, të dashuruar, ëndërrimtarë, prindër, fëmijë e të rinj, nga ana tjetër, mbushin afreskun me ngjyra të forta përmes së cilit Arlt-i ngre dyshime për nevojën dhe mënyrën se si po merr formë modernizimi: elektrifikimi, telefoni, ngritja e ndërtesave të larta sfidojnë vlerat dhe monumentet e mënyrave të vjetra të jetesës, të cilat bëjnë çmos të mos bien në harresë, po nga ana tjetër nuk duan të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes. Kemi të bëjmë me një libër plot dhimbje, humor, melankoli, optimizëm, pasuri e mjerim, që përcjell ndryshimet e thella të fillimshekullit, jehona të kulturës evropiane të përtejoqeanit. “Jeta e një populli” që ndien tek i shket dheu nën këmbë.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Helena, Ismaili dhe une

    0

    Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Hitleri ishte miku im

    0

    Per here te pare vjen para lexuesit nje tjeter pamje e Adolf Hitlerit. Fotografi i tij, Heinrich Hoffmann rrefen miqesine e ngushte me njeriun qe trazoi boten, duke u ndalur tek ana e panjohur e tij. Ky liber vjen i perkthyer nga Bujar Hudhri dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Izraelitët në Shqipëri

    0

    Ky liber sjell historine reale te jetes se izraeliteve ne Shqiperi permes rrefimit te Josef Jakoel, i cili ka lene nje deshmi te jashtezakonshme per mbrojtjen qe iu jane bere hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Jeta ime si një ëndërr

    0

    Pasi e kisha kënduar këngën, po qëndroja në prapaskenë bashkë me konkurrentët e tjerë. Po shikonim drejtorin e televizionit dhe të skenës që po u shpjegonte anglezëve të vegjël si të dilnin në skenë kur fituesi të shpallej. Dukej se ai kishte fituar. Për mua ishte shënuar që të humbja. Vetëm diçka më dukej urgjente: doja të gjeja René-në, që do të ishte ndoshta i shkatërruar. Do ta përjetonim dështimin tonë të parë së bashku. Do ta ktheja në një fitore personale. Do t’i mbaja lotët e mi dhe do ta ngushëlloja; do të kujdesesha për të. ( Pjese nga libri )

    700L
    Shtoje në shportë
  • Jeta përtej qiellit tim blu

    0

    Jam e bindur se prekja, admirimi, apo dhe shijimi i mrekullive të qytetërimit të lashtë kinez, janë të pamjaftueshme për të rrokur thelbin e një trashëgimie e të një kulture krejt të veçantë, me kontribut të pamohueshëm në historinë e zhvillimin e njerëzimit. Ndoshta, prandaj u shkrua dhe ky libër: si një përpjekje modeste për të kundruar, por edhe për të parë përtej syprinës së gjërave, për të shijuar ekzotizmin, por edhe për të përcjellë, për aq sa kam mundur, kodet, kumtet e simbolet e një jete e të një kulture “tjetër”…

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Jete paralele

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Vendmbajtëse

    Koco Devole

    0

    “Fiks Fare” më ngarkoi të shkruaj një libër për Koço Devolen. Libri për t’u “pjekur” kërkon ndihmë nga miqtë dhe dashamirësit. Filip Çakuli pa humor më tha: “Kontributi i tyre na gëzon. Moskontributi na nderon.” Tashmë libri është gati. Falënderojmë miqtë e aktorit të madh, që nuk u kursyen për botimin e librit. Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!

    800L
    Shtoje në shportë
  • Koha e stuhive

    0

    Kriza e COVID-19 ma ka përforcuar bindjen e viteve të rinis se francezët nuk mund të bëjnë dot pa politikën .Kjo është një çështje ambicieje dhe fati . Populli ynë ka nevojë të tejkalojë veten . Ky është kuptimi i politikës . Të shohësh lart , të shohësh gjerë , të shohësh për nesër .

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë

    0

    Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga “fiku” dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat. Në intervistat dhe artikujt, tashmë edhe në librat e tyre flasin për peshën e dhunës që kanë mbajtur në kurriz, por nuk kujtohen të bëjnë autokritikë për dhunën që ushtrohej mbi të tjerët në kohën kur këta ish – aparatçikë të rënë në fatkeqësi ishin aparatçikë aktivë dhe faktorë të rëndësishëm në pushtetin e dhunës. Autori i librit dhe të ngjashmit e tij u “kujtuan” se ka burgje, kampe, hetuesi, gjyqe, tortura, dënime, spiunime vetëm atëherë kur këto të këqija ranë mbi kokat e tyre. Dhe tani revoltohen që këto mjete dhune paskan qenë në shoqërinë “më demokratike të botës” dhe zemëron shumë, por me kë vallë?! Me rojat e burgjeve, me hetuesit, me gjyqtarët, me spiunët, me dëshmitarët, me ministrat e Brendshëm, jo me sistemin, me partinë që i polli ata përbindësha, sepse sistemi, partia ishin të tyret, i kishin krijuar e rritur bashkërisht. Ajo parti që rrënoi ekonominë e vendit nxiti artificialisht “luftën e klasave” dhe e ndau shoqërinë shqiptare në “tanët” dhe në “armiq”; që ndërtoi sistemin e përbindshëm të spiunimit të përgjithshëm e reciprok midis njerëzve, spiunim që fillonte nga lart, nga anëtarët e byrosë politike, që spiunonin njëri – tjetrin tek Enver Hoxha, e deri poshtë në vatrat familjare, ku gruaja duhet të spiunonte burrin, djali të atin, vëllai vëllanë, nipi xhaxhanë e xhaxhai nipin, pa folur për kunetërit dhe për ata më të largëtit. Ishte ferri i komunizmit real.

    900L
    Shtoje në shportë
  • Ku po shkon pa dashuri

    0

    Autori sjell kujtimet dhe përjetimet e tij ; ngjarje e njerëz që i ka parë me sy e dëgjuar me veshë . Por këto , edhe pse janë krejt të verifikueshme ; ngjarje e persona realë, të afërm , miq apo kolegë e shokë të autorit , janë përshkruar e portretizuar aq bukur , aq e saktë dhe aq me dashuri , sa nuk mund të mos emocionohesh si të gjendesh në mediumet e artit .

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Kujtese

    0
    900L
    Shtoje në shportë
  • Kujtime

    0

    Botimi në gjuhën shqipe i librit “Kujtime” të Theodhoros Kolokotronit, i jep për herë të parë lexuesve shqiptarë, mundësinë për një qasje direkte te një prej burimeve më të rëndësishme origjinale historike që hedhin dritë mbi jetën, veprën dhe asaj çka besonte të një prej nismëtarëve të Revolucionit Grek të 1821-shit. Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek. Ky ushtarak gjenial, njeri i pashkolluar por i ditur, Kolokotroni ose “Plaku i Moresë” si njihej ndryshe, nxjerr në pah vlera si integriteti moral, heroizmi, trimëria, dashuria për lirinë, për të drejtën, por edhe miqësia vëllazërore me “tjetrin”, edhe në rast se ai “tjetri” ka besim dhe prejardhje të ndryshme. Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Kujtime per Shkodren e viteve 1926-1931

    0

    Ne Shkoder kreva pese klaset e fundit ne Gjimnazin e Shtetit. Pata violine te njoh qytetin dhe qytetaret .Zura shume shoke me te cilet mbaj lidhje edhe tashi qe jam plakur . Ketu mora maturen qe me hapi rrugen per te ecur perpara.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Letra Milenës

    2

    Kjo eshte nje veper e natyres epistolare, ku permblidhen letrat qe shkrimtari i shquar Franz Kafka ia dergoi Milenes. Permes tyre shfaqet nje bote plot ndjeshmeri e rrefimtarit te madh te shekullit te XX.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Me besnikërinë më të lartë

    0

    Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit të qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv.

    1,500L
    Shtoje në shportë
  • Muhabet tirance me Liun e Cakut

    0

    Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra.

    590L
    Shtoje në shportë
  • Nga Kosova deri ne bregdetin Adriatik

    0

    Shënime udhëtimi nëpër viset shqiptare në vitin 1894

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Nga Tirana në Stockholm

    0

    “… Ky libër zbulon talentin e një autori të ri dhe lindjen e një shkrimtari, një intelektuali të ardhshëm të botës letrare shqiptare, një intelektuali me një dashuri të pastër për atdheun e tij, m mendime përparimtare për ta parë Shqipërinë të përparuar si vendet e tjera të Europës, që sot na befasojnë…” -Botuesja

    400L
    Shtoje në shportë
  • Nje ceshtje vdekjeje a jete

    0

    Një libër me copëza të panumërta urtësie për këdo që përballet me vdekjen. Një histori e thellë dashurie me mësime jo vetëm si të jetosh, por edhe si të vdesësh. “Një çështje vdekjeje dhe jete” tregon sesi Merilin dhe Irvin Jalomi i hynë një rruge të mundimshme dhe plot vuajtje: Merilini për të pasur një vdekje të lehtë, Irvini për t’ia dalë të jetojë pa të.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Një patriot lecez ne Shqipërinë osmane

    0

    Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan ate .

    800L
    Shtoje në shportë
  • Perballe se keqes

    0

    Ish-ministri Aredin Shyti publikon librin për vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe për grupin “Hakmarrja për Drejtësi”. Protesta e përgjakshme e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve të para demokratike:

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Rrno vetem per me tregue

    0

    “Rrno vetëm për me tregue” është një vepër monumentale, tejet e çmueshme, me vlera shumështresore. Është letërsi dokumentare ku përshkruhet e keqja e shkaktuar nga komunizmi në Shqipëri. Vepra në fjalë, përshkruan jo vetëm vuajtjen e At Zef Pllumit, kalvarin  e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve, por edhe të gjithë popullit shqiptar. Gjatë leximit të kësaj vepre, lexuesi mund të bëjë një udhëtim brenda vuajtjes, mashtrimit, torturave çnjerëzore, vrasjeve, varfërisë, të keqes…

    2,000L
    Shtoje në shportë
  • Rugoven si e kam njohur

    0

    Sot qytetarët e Kosovës do të ndahen nga Presidenti i tyre, nga njeriu të cilit i besuan fatin e vet, ashtu si hebrenjtë ia besuan Moisiut fatin e tyre. Adhurimi dhe zia që ka pllakosur Kosovën dhe mbarë shqiptarët në të gjithë botën, do të mund të krahasoheshin në përmasat përkatëse me vdekjen e Papës. Këto pesë ditë kanë qenë një dëshmi e sinqertë e përmasave të popullaritetit të liderit të Kosovës, ashtu sikurse kanë qenë ditët e hipokrizisë ndaj figurës së këtij personaliteti pa të dytë në jetën shqiptare, në historinë shqiptare të mbushur me heronj, me trima mbi trima, me epikë dhe legjenda.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Takim me Petro Zhejin

    0

    Dr. Kastriot Melyshi, mjek pranë QSUT-së, del me një botim të ri “Takim me Petro Zhejin”. Në këtë libër reflek tohet një bisedë e gjatë, 3-4 vjeçare, e autorit me profesor Petro Zhejin. Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt “Gralit”, drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Te Vertetat E Luftes Sime

    0

    “Asnje nuk e ndjen dot sa peshon Atdheu ,po nuk ishe jashte tij, sikur se asnjerit nuk i dhemb jashte tij po nuk ke lene pjesen tende atje.Keta jane atdhetaret , qe shpirti udheton me vendin e tyre dhe zemra u rreh per te ne cdo gje ,le te jene mijra kilometra larg.”

    Kadri Cakrani

    2,000L
    Shtoje në shportë
  • Rruga Miqesia

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë