Availability: In Stock

Rugoven si e kam njohur

SKU: 10304

1,000L

Sot qytetarët e Kosovës do të ndahen nga Presidenti i tyre, nga njeriu të cilit i besuan fatin e vet, ashtu si hebrenjtë ia besuan Moisiut fatin e tyre. Adhurimi dhe zia që ka pllakosur Kosovën dhe mbarë shqiptarët në të gjithë botën, do të mund të krahasoheshin në përmasat përkatëse me vdekjen e Papës. Këto pesë ditë kanë qenë një dëshmi e sinqertë e përmasave të popullaritetit të liderit të Kosovës, ashtu sikurse kanë qenë ditët e hipokrizisë ndaj figurës së këtij personaliteti pa të dytë në jetën shqiptare, në historinë shqiptare të mbushur me heronj, me trima mbi trima, me epikë dhe legjenda.