I njohur si poeti më i madh italian pas Dantes, Leopardi përfaqëson një nga zërat më të fuqishëm të romantizmit dhe filozofisë së jetës. Pafundësia Ngaherë e dashur më ka qënë kjo kodër vetmitare E ky gardh, që nga kaq anë Të horizontit të fundmë vështrimin e përjashton fare Por duke ndenjur e admiruar që aty, të pacaket Hapësira, dhe mbinjerëzoret Heshtje, tok me qetësinë e tejthellë Në mendim gjasmohem; ku për pak Zemra nuk llahtarohet. Dhe ashtu si erën Ndjej si fëshfërit mes këtyre bimësh, atë Qetësi pa anë e fund të këtij zëri Çapitem duke krahasuar: e kujtoj amëshimin, Dhe stinët e vdekura, dhe të tashmen E të gjallën , e tingullin e saj. Kështu mes kësaj Pafundësie mbytet mendimi im: E zhytja më duket e ëmbël në këtë det.
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj.
I fuqishëm, si një dozë me Viagra dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri “Kërkohet një burrë impotent” është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për Mr. “Të duhurin”. Karmen Leg është rreth tridhjetë e pesë vjeç, tërheqëse dhe tunduese; si shumë gra bashkëkohore beqare, ajo shpreson të gjejë Princin e Kaltër, duke nxjerrë një lajmërim në gazetë, ku përshkruan dëshirën e saj: Kërkohet një burrë i zgjuar, inteligjent dhe impotent . Menjëherë pas lajmërimit, Karmeni takon lloj–lloj burrash dhe fillon të kuptojë se shmangia e seksit nuk është domosdoshmërisht rruga më e mire për të pasur marrëdhënie të kthjellëta.
Rosamunde Pilcher krijon në faqet e këtij libri një nga personazhet e saj më të arrirë, një figurë gruaje të paharrueshme, protagonisten e një sage familjare e cila, nga Lufta e Dytë Botërore deri në fund të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, përshkon tri breza të lidhur nga magjia e mistershme e një pikture.
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. “Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Qëllimi i këtij punimi është të kapërcejë dikotomitë e pranishme në literaturën akademike dhe eseistikën e deritanishme mbi historinë e periudhës komuniste në Shqipëri. Realiteti njerëzor, ashtu si edhe spektri i ngjyrave, nuk është dhe nuk do parë bardhë e zi. Monografia “Kisha Ortodokse nën komunizëm, KOASH – i dhe regjimi diktatorial shqiptar 1945 – 1967” synon të arrijë këtë qëllim: jo të gjykojë, por të shpjegojë.
Qëllimi i këtij punimi është të kapërcejë dikotomitë e pranishme në literaturën akademike dhe eseistikën e deritanishme mbi historinë e periudhës komuniste në Shqipëri. Realiteti njerëzor, ashtu si edhe spektri i ngjyrave, nuk është dhe nuk do parë bardhë e zi.
Nuanca të shumta shpërfaqen në këtë punim dhe në vend të një bote me kufij të prerë ndërmjet sunduesit dhe të sunduarve, ajo që paraqitet përpara lexuesit është një kontekst kompleks njerëzor, ku vijat ndarëse janë të turbullta dhe rolet e personazheve historike janë në ndryshim të vazhdueshëm.
“Klasa” është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Fitues i çmimit “Pulitzer”, libri “Kleopatra” sjell në jetë gruan më intriguese të historisë së botës: Kleopatrën, mbretëreshën e fundit të Egjiptit. Pallati i saj vetëtinte nga oniksi, gurët e çmuar dhe floriri, e megjithatë ishte edhe më i pasur në intriga politike dhe seksuale. Përmbi gjithçka, Kleopatra ishte një stratege mendjehollë dhe negociatore e lindur
Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Nëse i vini synim vetes për t’i realizuar qëllimet e tuaja, mund t’ia dilni! Një libër që do t’jua ndryshojë jetën përgjithmonë!
Jeta dhe një mbiemër i mjerueshëm janë dy gjërat e vetme që prindërit e Beja Grim i dhanë asaj. Pasi ka gdhendur rrugën e saj e vetme, Beja është në rrugën e saj drejt gjërave më të mëdha dhe më të mira, falë sakrificave që ka bërë vetë.Me vetëm dy muaj të shkurtër që e ndajnë atë nga e ardhmja që ajo ka ndërtuar dhe e kaluara që ajo dëshiron dëshpërimisht të lërë pas, një vdekje e papritur e lë Beja-n pa vend. E detyruar të arrijë në mjetin e saj të fundit, Beja duhet të kalojë pjesën e mbetur të verës në një gadishull në Teksas me një baba që mezi e njeh.Plani i Beja-s është të mbajë kokën ulur dhe të lërë verën të kalojë pa probleme, por fqinji i saj i ri Samsoni hedh një pikëllim në atë plan.
E mbushur me dhimbje , tradhti dhe triumf , “Koha e duhur” është një histori emocionuese për ndjekjen e pasionit tuaj nga tregimtarja e preferuar botërore Danielle Steel.
Kriza e COVID-19 ma ka përforcuar bindjen e viteve të rinis se francezët nuk mund të bëjnë dot pa politikën .Kjo është një çështje ambicieje dhe fati . Populli ynë ka nevojë të tejkalojë veten . Ky është kuptimi i politikës . Të shohësh lart , të shohësh gjerë , të shohësh për nesër .