Ky studim i botuar ne shqip sjell nje kendveshtrim tjeter per metoden anti-realizem socialist ne vepren e shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare, – nje debat i madh per korpusin letrar kadarean. Autori ka punuar gjate me vepren e Kadarese dhe njohjen e artit dhe letersise gjate sistemit komunist. Vlera e ketij studimi rritet ne aspektin krahasues me vende te tjera ne Lindjen komuniste dhe ne Perendim
Ky liber sjell historine reale te jetes se izraeliteve ne Shqiperi permes rrefimit te Josef Jakoel, i cili ka lene nje deshmi te jashtezakonshme per mbrojtjen qe iu jane bere hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë për sa i takon frikës ndaj persekutimit politik. Jeta është luftë mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipër. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve, të cilët, si thuajse gjithë të tjerët, luftuan për t’iu mbijetuar trysnive të diktaturës. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre. Jeta ështe luftë dokumenton se çfarë krijuan njerëzit dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t’i dëgjojmë këta zëra, t’iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.
Pasi e kisha kënduar këngën, po qëndroja në prapaskenë bashkë me konkurrentët e tjerë. Po shikonim drejtorin e televizionit dhe të skenës që po u shpjegonte anglezëve të vegjël si të dilnin në skenë kur fituesi të shpallej. Dukej se ai kishte fituar. Për mua ishte shënuar që të humbja. Vetëm diçka më dukej urgjente: doja të gjeja René-në, që do të ishte ndoshta i shkatërruar. Do ta përjetonim dështimin tonë të parë së bashku. Do ta ktheja në një fitore personale. Do t’i mbaja lotët e mi dhe do ta ngushëlloja; do të kujdesesha për të. ( Pjese nga libri )
Jam e bindur se prekja, admirimi, apo dhe shijimi i mrekullive të qytetërimit të lashtë kinez, janë të pamjaftueshme për të rrokur thelbin e një trashëgimie e të një kulture krejt të veçantë, me kontribut të pamohueshëm në historinë e zhvillimin e njerëzimit. Ndoshta, prandaj u shkrua dhe ky libër: si një përpjekje modeste për të kundruar, por edhe për të parë përtej syprinës së gjërave, për të shijuar ekzotizmin, por edhe për të përcjellë, për aq sa kam mundur, kodet, kumtet e simbolet e një jete e të një kulture “tjetër”…
Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca.
Romani Jetë shkodrane (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit tonë.
JI RRUGË-ZGJIDHJA’, libri i parë në zhanërin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’ me autor Eno Barjami, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon.
Ky eshte nje liber per t’u bere nje mashkull me terheqes, jo mbi bazen e marifeteve, taktikave, lojerave apo teknikave, por mbi zhvillimin vetjak. Te vertetat qe gjenden brenda mbeshteten ne dekada te tera studimesh psikologjike. Flet per procesin e joshjes si nje proces emocional, ne vend qe te shqetesohesh per hapat logjike qe duhet te ndjekesh. Synimi i tij eshte te krijosh lidhje te thella me femrat, ne vend qe te perpiqesh t’u besh pershtypje. Eshte guida me e plote dhe me e sinqerte se si nje mashkull mund te terheqe femrat pa u shtirur, pa genjyer dhe pa imituar te tjeret. Mjaft u solle si mashkull terheqes dhe behu i tille.