Nga autori i librit best-seller ’48 ligjet e pushtetit’, Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kulturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, ’33 Strategjitë e luftës’ është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher-i dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
Në këtë roman gjithëpërfshirës epik të dashurisë dhe humbjes – i pari në një seri të re unike dhe magjepsëse prej shtatë librash – Lucinda Riley tregon talentin e saj si shkrimtare, si kurrë më parë.
Autori jep leksione të fuqishme për ndryshimin individual. Ky është botimi i plotë dhe është shitur më shumë se 15 milionë kopje. Tom Peters e konsiderohet këtë një libër të mrekullueshëm që mund të të ndryshojë jetën….
M’u deshen kater vjet per ta dashuruar ate. Po vetem kater faqe per ta urryer.Një ditë para se të shpërngulet në një qytet të ri, Falona njihet me Benin, një djalë që aspiron të bëhet shkrimtar. Tërheqja e tyre e menjëhershme bën që ta kalojnë bashkë ditën e saj të fundit në Los Anxhelos.Jeta e saj e qetë dhe e padukshme do të kthehet në frymëzimin e Benit për librin e tij. Në vitet që do të pasojnë, mes marrëdhëniesh dhe trazirash të ndryshme në jetën e secilit, ata do të takohen rregullisht një herë në vit, në të njëjtën datë… deri kur Falona të fillojë të dyshojë në sinqeritetin e Benit për lidhjen e tyre.A mundet një histori e tillë të quhet histori dashurie, edhe pse përfundon me thyerje zemrash?
Çfarë ndodh me një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare që guxon e futet në një shtëpi që nuk është e saj? Cila është përgjigjja që një grua e re merr nga i dashuri pasi e pyet atë nëse ai ka ndër mend ta braktisë? Cili është përfundimi i përpjekjeve të një çifti kur ajo këmbëngul që të adoptojnë një djalë, ndërsa ai dëshiron një vajzë, sepse te historia e saj, në njëfarë mënyre, ai shikon fëmijërinë e tij? Po makthi i një nëne që ka frikë se vajza i ka pësuar diçka? Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas
Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitëse, tërheqëse dhe të përvetësueshme, duke harmonizuar pesë proceset bazë: të vëzhguarit, të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.