Olimpi Mbreti dhe Mbretëresha Zeusi (Jovi ose Jupiteri për romakët) përfytyrohej si një hyjni e drejtë dhe me temperament të qetë. Ekuilibri, mençuria, dinjiteti janë tiparet e tij më të theksuara. Në skulpturat e lashta ai paraqitet me një fytyrë fisnike, në kulmin e pjekurisë, rreth të pesëdhjetave, në moshën kur njeriu mund të bashkojë një përvojë mjaft të gjatë me një fuqi ende rinore. Hera (Junona për romakët) përfytyrohet si një grua mbi të dyzetat, e cila e do shtëpinë dhe familjen, por është pak prepotente me të shoqin, i cili, nga ana e tij, ka shumë respekt për të.
” Kadareja atdheun e tij , Shqipërinë, dhe njeriun e tij , qenien e tij , i populloi në vetëdijen e lexuesve të vet : si diçka të shenjtë , kurse Shqipërinë , si sinonim të vetmisë ” ( Ante Popovski )
Miti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se “feja” është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si “shekullare”. Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë.
“Mjegull” nga Miguel de Unamuno, është një ndër librat më të mirë të këtij autori që solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike.
Mjerimi i historicizmit , sigurisht nuk është kryevepra e K.Popperit . Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit papërsëritshëm të arsyetimeve të tij . Libri ka një vëllim të vogël ; megjithatë , në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues .
“Mrekullia Greke e matematikes” nuk u krye ne menyre te beftedhe ne nje interval te shkurter si “Mrekullite hyjnore”.
Ajo eshte veper titanike njerezore e shume brezave dhe ne harkun e gjate kohore te ndertimit te saj dhane ndihmese matematikane me emer por edhe shume te tjere me pak te degjuar…..
Pas suksesit të librit “Mashtruesi”, Javier Cercas rikthehet me një roman të fuqishëm, përfshirës, dhe dhimbshmërisht të nevojshëm. Në qendër është jeta e shkurtër e një djaloshi i cili në vitin 1936, në fillim të luftës civile, u përfshi në ushtrinë e gjeneral Frankos dhe dy vjet më vonë u vra në betejën e Ebros. Ky djalosh, që kishte luftuar për një kauzë të padrejtë dhe kishte vdekur në anën e gabuar të historisë, ishte xhaxhai i nënës së Javier Cercas-it, i cili sot ndien detyrimin të kuptojë arsyet e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mund ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtra. Rezultat është ky libër që ecën me hapa hipnotike, plot me aksion, emocion dhe ironi, i cili na rikthen në temat thelbësore të rrëfimtarisë së Cercas-it: natyra poliedrike dhe misterioze e heroit, ambiguiteti i pashmangshëm i çdo rikonstruktimi historik, vështirësia e të marrit të përgjegjësisë të së shkuarës sate, mbi të gjitha kur ajo nuk është komode. “Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. Është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më: Ku vrasja e një mbretëreshe të ballos pesë vjet më parë u bë lajm kombëtar. Dhe tani ajo duhet të jetojë atje me gjyshen thuajse të panjohur, pasi e ëma shkon në rehabilitim.
Malkolmi u rrit nën hijen e vdekjes së mbretëreshës së ballos. Vëllai i tij më i madh ishte i dyshuari kryesor dhe u largua me turp nga Eko Rixhi.
Me adresën e një vreshti dhe skicën e një unaze smeraldi në formë ylli, fillon një garë që do t’i bëjë motrat të përshkojnë vërtet të gjithë botën: nga Zelanda e Re në Kanada, nga Anglia në Francë dhe më në fund në Irlandë, të bashkuara më shumë se kurrë në misionin për të plotësuar familjen para përvjetorit përkujtimor për vdekjen e Pa Saltit. Një kërkim që do t’i vërë në gjurmët e një gruaje që në të vërtetë nuk dëshiron të gjendet… por pse?