Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra.
Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë imagjinare të Francis Kirpsit.
Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.
Ky libër rrjedh nga një urtësi aq e moçme sa kultura njerëzore dhe përmban çelësat për të formësuar si të tashmen, ashtu edhe të ardhmen që ëndërrojmë.
Natë e heshtur është një histori e paharrueshme e dashurisë, dhimbjes dhe forcës që marrim nga ata që duam. Arratisje me tregimtaren e preferuar botërore, Danielle Steel, në momente emocionuese dhe tërheqëse.
Në orët e tij të fundit në detyrë, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme, nga ato të minutës së fundit.
Ndodhi ne ballo, ku bukuroshja Liliane Bouman zbuloi qe temperamenti i saj prej amerikaneje,s’shihej me sy te mire ne shoqerine e sterholluar amerikane. Sidomos nga Lord Uestklifi, Markusi,beqari i arte me i padurueshem i qytetit.Ndodhi ne kopsht, ku Markusi dhe Liliana zbuluan qe nje puthje e vetme plot pasion mund te vlente me shume se nje mije paragjykime arrogante dhe madje me shume se nje parfum afrodiziak!
I kërcënuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen.
Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjësimin e Brigadave të Kuqe të Reja.
E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e vështirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.
Nje roman qe te tensionon dhe ne te njejten kohe teper aretues per njerezit e vegjel ne nje bote te madhe dhe deshiren e tyre angazhuese,por edhe shkaterruese per te besuar ne idealet e larta .