Gi de Mopasan është ndër novelistët më të mirë të fundshekullit të XIX të letërsisë franceze dhe europiane. Kjo novelë që vjen në këtë botim vlerësohet për mjeshtrinë e rrëfimit të autorit
Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Kjo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia e jetës/ekzistencës njerëzore. (Günther Anders)
Çfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një leximi magjepsës dhe me frymëmarrje të madhe.
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit të qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv.
Romani “Më Ndrysho” me shtatë kapitujt e tij, tenton të jetë
shembelltyrë e jetës reale njerëzore, lindja, rritja, e në fund gjetja e vetvetes. Talenti ështe i lindur, por artist bëhesh vetem nëse e ndjek ëndrrën. Jana, stilistja me duart magjike do t’i duhet të braktise të
tashmen, do t’i duhet të arratiset nga hijet e të kaluarës që të marrë
pjesë në konkursin që do t’i ndryshojë jetën. Nëse ajo fiton, do të bëjë atë që ka ëndërruar gjithmonë, të ndryshojë modën.
Një grup i njohur i muzikës pop ka ardhur të regjistrojë albumin e ri në Miushford! Do të jetë një rast i papërsëritshëm për të dëgjuar shumë muzikë të mirë dhe për të lidhur miqësi të reja, duke zbuluar edhe talente të fshehura…
Eshte viti 1863. Vendndodhja: Lufta Civile, konflikti me i pergjakshem i Amerikes. Henri Flemingu, nje djalosh iga fshati, ne radhet e Unionit, eshte plot emocione, teksa bashke me shoket e vet ushtare presin nisjen e betejes se tyre te pare. A do te behet Henri heroi qe enderron te jete? Do t’i shpetojne ai dhe shoket zjarrit vdekjeprures te armikut? Dhe kush eshte armiku, ne mos po djem te tjere amerikane si ai vete? Frika dhe kuraja ekzistojne njeheresh, ndersa ?do burre ben rrugetimin e tij permes zjarrit te luftes, ne perpjekje per te marre medaljen e kuqe
Në këtë biografi të parë për dukeshën e ardhshme, shkrimtari i mirënjohur i personaliteteve mbretërore, Andrew Morton, zbulon rrënjë pas rrënje historinë e saj: fëmijërinë në një lagje të Los Anxhelosit, vitet e studimit në një shkollë katolike për vajza dhe jetën e rrëmujshme familjare.