Historia e një iluzioni dhe e një dështimi: kërkimi i një gjuhe të vetme dhe të përkryer, të aftë për të vëllazëruar të gjithë europianët. Nje ëndërr e ndjekur me këmbëngulje, që nga shekulli VI e.r.deri në ditët e sotme, përmes kodeve dhe gjuhëve më të ndryshme që nga matematika deri te kompjuteri, që nga magjia deri tek astrologjia, që nga esperantoja deri te hibridët modernë ndërmjet gjuhëve të ndryshme. Edhe një herë Umberto Eco u blaton lexuesve aftësinë e tij për t’u endur në fushat më të ndryshme të dijes, me rremb të mbarë rrëfyes. UMBERTO ECO (Alessandria, 1932) është profesor i semiotikës dhe President i Shkollës së lartë të Studimeve Humaniste (Scuola Superiore di Studi Umanistici) në Universitetin e Bolonjës. Eshtë autor i: Opera aperta (Milano 1962), Trattato di semiotica generale (Milano 1975), Semiotica e filosofia del linguaggio (Torino 1984), I limiti dell’interpretazione (Milano 1990), Kant e l’ornitorinco (Mila no 1997), si edhe i pesë romaneve.
Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij. Edhe Xhulia kishte qenë e lumtur me të. Ishte ndier me fat që mundi të dashuronte edhe një herë tjetër në jetë. Atëherë, përse braktisi gjithçka?
Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
“Në mes të urës” e sjell ish-gjyqtarin dhe ish-ministrin Shefqet Muçi, në moshën tetëdhjetëvjeçare si një shkrimtar. Ngjarjet që tregohen në faqet e librit janë të vërteta, bëhen më të thjeshta për lexuesit dhe marrin, natyrën e tregimeve letrare. Jo vetëm rreket të riprodhojë ngjarjet më saktësinë që kanë ndodhur, siç i ka dëshmuar dhe gjykuar, por edhe të hyjë në piskën e personazheve. Thotë se është munduar të jetë objektiv, të vlerësojë provat e të zbatojë ligjin në fuqi. Ligjet nuk i bën gjyqtari. Ai i zbaton, i pëlqen apo nuk i pëlqen ato…
Me delikatesë e humanizëm prekës, Brokkeni tregon historinë e një pianisti të madh, të një miqësie, të një epoke të tërë, të një Amsterdami të pas 1968-s, i parezistueshëm për magjinë trasgresive, stimujt kulturorë dhe ankthin libertin.
Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t’ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Net të bardha është një tregim i shkurtër i Dostojevskit , një nga autorët më të dashur dhe më të vlerësuar në botë . Ngjarjet ndodhin në Shën Petersburg dhe kjo është historia e thellë dhe prekëse e një të riu që lufton me shqetësimet e tij të brendshme . Një rrëfim i veshur me dritë e brishtësi , që të udhëheq thellë brenda trazimit dhe fajit të një dashurie të pashpërblyer . Një klasik i pakohë dhe një botim i shkëlqyer për ata që adhurojnë gjininë fiction .
Epidemia e murtajës ka rënë në ishullin e Mingerit. Një pasha mjek dërgohet nga sulltani të shërbejë atje, por myslimanët dhe të krishterët në ishull reagojnë shumë ndryshe ndaj masave për të frenuar sëmundjen.
Një ditë pashai gjendet i vdekur në rrugë. A është kjo një vrasje e rastësishme apo një komplot?
Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe përpiqet të mësohet me identitetin e ri, meqë ndër vena i rrjedh gjak hebre…
Nga goja e balenës është një sagë islandeze për epokën moderne . Është viti 1635. Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
“… Ky libër zbulon talentin e një autori të ri dhe lindjen e një shkrimtari, një intelektuali të ardhshëm të botës letrare shqiptare, një intelektuali me një dashuri të pastër për atdheun e tij, m mendime përparimtare për ta parë Shqipërinë të përparuar si vendet e tjera të Europës, që sot na befasojnë…” -Botuesja
Nga toka në Hënë është një novelë e vitit 1865 e autorit Zhyl Verne . Ai tregon historinë e Klubit të armëve të Baltimores, një shoqëri e pas luftës civile amerikane, që synon të ndërtojë armë për të dërguar në hënë tre nga anëtarët e Klubit të armëve- Presidentin, një prodhues armaturash nga filadelfia dhe një poet francez në Hënë.
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.