Onomastika ka qenë gur themeli e lëndë e parë me rëndësi parësore në të gjitha hulumtimet e shqyrtimet historiko-gjuhësore rreth iliro-shqiptarëve, së pari, për albanologët e huaj, pastaj (në hullinë e tyre e me përmasa përherë e më të gjera) edhe për studiuesit shqiptarë.
Shkruar në çaste të dhimbshme , por gjithmonë me të njejtin emocion , ky libër është kronika intime e Spanjës së dekadave të fundit . Gjithashtu , është një rrëfim që na kujton se jemi qenie të pambrojtura , përpara nevojës për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara .
Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t’i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta. Arsyeja greke nuk u formua aq nga marrëdhëniet njerëzore me gjërat, sesa nëpërmjet marrëdhënieve të njerëzve midis tyre. Ajo u zhvillua më pak nëpërmjet teknikave që veprojnë mbi botën, sesa nëpërmjet atyre që të bëjnë të kuptosh të tjerët dhe gjuha e të cilave është instrumenti i tyre i përbashkët: arti i politikës, i retorikës, i profesorit. Arsyeja greke është ajo që në mënyrë pozitive, të menduar, metodike, të lejon të veprosh mbi njerëzit e jo të shndërrosh natyrën. Në kufizimet, si dhe në risitë e saj, ajo është pjellë e qytetit.
Ky libër është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike
Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj – dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.
Psikiatrija e re Emma Stein nuk ka dalë nga shtëpia që kur u përdhunua në një dhomë hoteli. Ajo ishte viktima e tretë e një psikopati, të cilin shtypi e quan “floketor” – sepse ai iu qeth flokët nga kokat e grave të abuzuara para se t’i vrasë ato.Emma, e cila ishte e vetmja që i shpëtoi jetës së saj, ka frikë se “flokëtori” mund ta ndjekë përsëri për të përfunduar veprën e tij të tmerrshme. Në paranojën e saj, ajo mendon se e njeh torturuesin e saj te çdo njeri, por që nuk e pa kurrë autorin e krimit. Vetëm në shtëpinë e saj të vogël në periferi të Gruneëald të Berlinit ajo ndihet ende e sigurt – derisa një ditë postieri i kërkon asaj të pranojë një pako për fqinjin e saj.Një burrë emrin e të cilit nuk e di dhe të cilin nuk e ka parë kurrë, megjithëse jeton në rrugën e saj prej vitesh
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023.
Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë “Pallatit prej letre” – shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët brenda… Kështu fillon një shitori që shpaloset në njëzet e katër orë e pesëdhjetë vite, teksa tradhtia tronditëse e Elit e ccon atë drejt vendimit që do t’i ndryshojë jetën.
Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
Paqe dhe luftë midis kombeve është një prej veprave më të plota të shkruara ndonjeherë nga një njeri i vetëm rreth marrëdhënieve ndërkombëtare . Pikënisja e Raymond Aron për shkrimi e kësaj vepre madhore është gjëndja e natyrës, ajo gjëndje që ndryshon thellësisht prej gjëndjes shoqërore në gjirin e bashkësisë politike .
Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.
Një figurë jashtë kohës , por shumë e domosdoshme për kohën . Shembull se dhe në boshllëk bëhen gjëra të thella , drejt diellit të kulturës . Ati i frymës postmoderne në artet pamore . Serioziteti shkencor , grumbullimi i fakteve duke shkuar në origjinën e personazheve , interpretimi i aktit artistik të veprës , ka qenë një punë e gjatë me shumë skrupolozitet . Rruga e lehtë për të ishte e huaj . ( Besim Tula )