Availability: In Stock

Gruaja me kimono te bardhe

Autor: Ana Johns
SKU: 9789928366795

1,250L

Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.

Përshkrim

Një roman marramendës, i frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Historia e dy grave që jetojnë në dy anët e Paqësorit dhe e një sekreti që i lidh ato.

Japoni, 1957. Martesa me mblesëri e shtatëmbëdhjetëvjeçares Naoko Nakamura, që do t’i kishte dhënë një pozitë të privilegjuar familjare në shoqërinë tradicionale japoneze, duket e pamundur.

Vajza ka rënë në dashuri me një ushtarak të ri të marinës amerikane. Në një Japoni të lidhur fort me traditat dhe ku martesat mes racave të ndryshme shihen shtrembër, në një Japoni të Pasluftës kur amerikanët janë fitimtarë dhe japonezët humbës, Naokoja shtatzënë ka vetëm një fat: atë e përzënë me turp nga shtëpia. Çfarë ndodh më pas, është gati e paimagjinueshme për një vajzë, por sidomos për një nënë…

Shtetet e Bashkuara, kohët moderne. Gazetarja investiguese Tori Kovaçi gjen një letër, e cila vë në pikëpyetje gjithçka që ajo dinte për familjen e saj. Lajmet që merr vesh nga i ati në shtratin e tij të vdekjes, papritur ia kthejnë jetën përmbys.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

398

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gruaja me kimono te bardhe”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *