Availability: In Stock

Aristoteli dhe Dantja zbulojne misteret e universit

SKU: 9789928371553

1,200L

Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.

Përshkrim

Kjo është historia e një miqësie të madhe. Ari është një djalosh i vetmuar, në kulmin e adoleshencës, pa një shok të ngushtë, por në të njëjtën kohë është i fortë, shpirtbutë, plot dashuri.

Dantja di të notojë. Ari nuk di. Dantja flet bukur dhe ka vetëbesim. Ari ka vështirësi me fjalët dhe vuan nga pasiguria.

Dantja përhumbet në poezi dhe pikturë. Arin e mundojnë mendimet për vëllain që ka në burg.

Dantja ka lëkurë të çelët. Tiparet e Arit janë më ezmere.

Duket sikur Dantja, me mendjen e tij të hapur dhe krejt të veçantë për jetën, mund të jetë njeriu i fundit që do të thyejë barrierat që ka ngritur Ari rreth vetes.

Çuditërisht, kur Dantja dhe Ari takohen, krijojnë një lidhje të veçantë, e cila do t’u mësojë disa nga të vërtetat më të rëndësishme të jetës dhe do t’i ndihmojë të kuptojnë veten dhe vendin e tyre në shoqëri.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të hasin shumë pengesa rrugës, por vetëm duke besuar te njëri-tjetri dhe te forca e miqësisë, Ari dhe Dantja do të mbijetojnë dhe do të zbulojnë misterin më të fuqishëm të universit: dashurinë.

REVIEWS

Një eksplorim i ngrohtë, i sinqertë i vetvetes e i seksualitetit dhe një afirmim pasionant se dashuria – romantike ose familjare – duhet të jetë e hapur, e lirë dhe të jetohet pa druajtje.

Publishers Weekly

Më la pa frymë ky libër. Sa stil elegant dhe sa histori e mrekullueshme! I dua të dy djemtë! Edhe prindërit e tyre! A nuk dëshirojmë të gjithë të kemi prindër të tillë? Fundi i historisë dhe mënyra se si shtjellohet, të lë mbresa të thella. Mund të vazhdoja pa fund…dhe do ta rekomandoj me superlativa për këdo.

James Howe, shkrimtar

“Sáenz…i trajton karakteret e tij me kujdes, duke u dhënë kohë dhe hapësirë të gjejnë vendin e vet në botë, si dhe të gjejnë njëri-tjetrin… Ata që nuk kanë përgjigje për seksualitetin e tyre, mund ta konsiderojnë këtë libër si përgjigje për mendimet që bluajnë.

Booklist

Benjamin Alire Saenz është një shkrimtar me goditje të papritura prej boksieri. Fjali të veçanta rezonojnë momente, dhe papritur ai të shokon me një të vërtetë emocionuese. Historia e miqësisë mes Arit dhe Dantes merr përmasa e fluks të një lumi duke zbuluar se sa e vështirë është dashuria, sa mbështetje jep familja dhe sa thellë e dhimbshëm duhet të depërtosh për të gjetur veten e vërtetë.

Judi Blundell, shkrimtare

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

389

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Aristoteli dhe Dantja zbulojne misteret e universit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *