Romani Jetë shkodrane (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit tonë.
JI RRUGË-ZGJIDHJA’, libri i parë në zhanërin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’ me autor Eno Barjami, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon.
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tre epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionalë dhe realë, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj.
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.
Qëllimi i këtij punimi është të kapërcejë dikotomitë e pranishme në literaturën akademike dhe eseistikën e deritanishme mbi historinë e periudhës komuniste në Shqipëri. Realiteti njerëzor, ashtu si edhe spektri i ngjyrave, nuk është dhe nuk do parë bardhë e zi. Monografia “Kisha Ortodokse nën komunizëm, KOASH – i dhe regjimi diktatorial shqiptar 1945 – 1967” synon të arrijë këtë qëllim: jo të gjykojë, por të shpjegojë.
Qëllimi i këtij punimi është të kapërcejë dikotomitë e pranishme në literaturën akademike dhe eseistikën e deritanishme mbi historinë e periudhës komuniste në Shqipëri. Realiteti njerëzor, ashtu si edhe spektri i ngjyrave, nuk është dhe nuk do parë bardhë e zi.
Nuanca të shumta shpërfaqen në këtë punim dhe në vend të një bote me kufij të prerë ndërmjet sunduesit dhe të sunduarve, ajo që paraqitet përpara lexuesit është një kontekst kompleks njerëzor, ku vijat ndarëse janë të turbullta dhe rolet e personazheve historike janë në ndryshim të vazhdueshëm.