Availability: In Stock

Kanuni i Laberise

SKU: 9789928340887

2,000L

Category: Tag:

Përshkrim

Botimi i Kanunit të Labërisë pasqyron me vërtetësi kulturën e lashtë juridike të popullit të kësaj krahine, si pjesë përbërëse e kulturës shpirtërore e materiale të kombit shqiptar. Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë.

Në Kanun shprehet qartë filozofia popullore për t’u vetëqeverisur me drejtësi, sipas normave të së drejtës zakonore, të rrënjosura në mendje të popullit të saj dhe sipas ligjeve të pushtuesve të huaj. Kanuni është dëshmi e gjallë se bashkësia labe, që kur nuk ekzistonte autoriteti shtetëror e në vazhdimësi, nuk ka jetuar në anarki e në arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e së drejtës zakonore në fusha të ndryshme të jetës për mbrojtjen e vlerave të rëndësishme shoqërore e individuale.

Me botimin e Kanunit të Labërisë jemi nisur nga koncepti kryesor që të ruhen vlerat më të mira morale dhe kulturore të trashëguara nga e kaluara dhe të luftohen anët negative, të papajtueshme me parimet morale e juridike të shoqërisë shqiptare demokratike.

Shqipëria në kohën e tanishme është republikë parlamentare, shtet unitar dhe i pandashëm, me një kushtetutë demokratike, me ligje bashkëkohore, me një sistem të organizuar të drejtësisë, për realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe nuk ka pse të kthehemi prapa për zbatimin e Kanunit. Ai ruhet si monument i kulturës shpirtërore. Shqipëria sot aspiron që, nëpërmjet reformave demokratike të legjislacionit e të sistemit të drejtësisë, të integrohet në Bashkimin Europian.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

300

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Kanuni i Laberise”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *