Availability: In Stock

Balsam në Galaad – Nje histori nga lufta

SKU: 9789994307135

1,500L

Balsam në Galaad paraqet kërkimin e zgjatur të autorit për të njohur rrënjët e historisë së babait të tij – një kërkim që një ditë, mrekullisht, përfundoi me miqtë e vjetër që e gjetën sërish njëri-tjetrin.

Përshkrim

Në maj të 1945, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, një kompani e motorizuar e ushtrisë amerikane e përbërë tërësisht nga ushtarë me ngjyrë, në të cilën bënte pjesë edhe togeri John L. Withers nga Grinsboro, e Karolinës së Veriut, po nxitonte të dërgonte furnizime emergjence në një qytet të panjohur gjerman. Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të egra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur “qyteti” doli të ishte kampi i përqendrimit Dahau.

Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish të burgosur të Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit joushtarak ishte rreptësisht i ndaluar, megjithatë ushtarët, me miratimin e togerit të tyre, i strehuan djemtë.

Pas luftës, ndërsa krijoi familje dhe nisi një karrierë në administratën qeveritare, Ëithers-i do t’i kujtonte vazhdimisht djemtë hebrenj dhe do të rrëfente ngjarje të atij viti kur ata qëndruan të fshehur në njësinë e tij, punuan së bashku dhe krijuan miqësi të ngushtë me ushtarët e tij.

Ai vetë u bë prindi i tyre adoptues, duke i udhëzuar ata drejt të kuptuarit se, sado e tmerrshme të kishte qenë e kaluara, e ardhmja ende përmbante shpresë. Kur ai u kthye në shtëpi në 1947, djemtë – me nofkën e dashur Pee Ëee dhe Salomon që u kishin dhënë trupat—ishin gati të fillonin jetën nga e para.

Edhe pse përfundimisht ata humbën kontaktet, kujtesa e Withers-it për miqtë e tij nuk u zbeh kurrë. Çfarë bëhej me ta, pyeste veten ai? A do mund t’i shihte përsëri?

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

538

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Balsam në Galaad – Nje histori nga lufta”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *