Ish-ministri Aredin Shyti publikon librin për vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe për grupin “Hakmarrja për Drejtësi”. Protesta e përgjakshme e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve të para demokratike:
Udhëkryq interesash politike,tokë e spastrimeve etnike, vend iluftërave epike që ruhen fort në kujtesën kolektive kombëtare. Kjo është Kosova e fundit të shekullit të 18-të deri në ditët tona.Ky libër bazohet në burime arkivore të pa botuara që lidhen kryesisht me “çlirimin” e parë të Koovës;pra trajton një faqe të politikës së jashtme italiane akoma të panjohur si dhe hedh dritë mbi një histori violente në skenën politike ballkanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Botimi i Dhiatës së re shqip më 1827 ishte fryt i fillimeve të rilindjes ballkanike. Ringjallja e popujve të Ballkanit, natyrisht, do të ndodhte kur Perandoria Osmane po merrte të tatëpjetën, por njëkohësisht ajo nuk u bë pa ndihmën e kulturës europiane që nga iluminizmi e deri te romantizmi, që nga rrjedhojat e Revolucionit Francez e deri te ardhja e Bajronit në Shqipëri te Ali Pashë Tepelena. Këtë libër e bënë shqiptarët me ndihmesën e drejtpërdrejtë të europianëve; e përdorën shqiptarët, madje duke e kthyer në pikënisjen e një tradite, dhe mori vlerësimin më të lartë të shkencës evropiane.
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbejnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Ai pasqyron anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…

I ndërtuar me një ironi të lehtë, që e ndihmon të thotë të vërteta shqetësuese mbi njerëzimin, me një buzëqeshje të natyrshme dhe pa e humbur sensin e masës, Përtej qytetit është romani i parë i përkthyer në Shqipëri i autorit dyzetvjeçar Erlend Loe, që sot është një nga shkrimtarët më popullorë norvegjez.
Në libër hidhet sadopak dritëpër disa nga episodet më interesante të SSH pas viteve ’80-të, ngjarjet e pluralizmit shqiptar, shkaqet politike që ndikuan në shpejtimin e ndryshimeve historike, nxitjen dhe organizimet nga shërbimet sekrete të huaja, rrethi vicioz që u krijua nga politika shqiptare, skenarët që përgatiteshin kundër Shqipërisë dhe momente të tjera që lexuesit do t’i interesonin. Gjithashtu, do të jepen me ngjyra sa më realiste edhe protagonistët e këtyre ndryshimeve, edhe politikanët që qenë aktorë të këtyre ndryshimeve politike, ekuilibrin, hutimin apo hipokrizinë e Ramiz Alisë si dhe për dy liderët e politikës pluraliste shqiptare Sali Berisha dhe Fatos Nano e të tjerë që i shaluan pas.