Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas
Me “Ana” Niccolò Ammaniti ka shkruar romanin e tij më drithërues. Një dritë që ndizet në errësirë dhe zgjeron rrezen e saj për të zbuluar pasiguritë, vrundujt e zemrës dhe fuqinë e pakontrollueshme të jetës. Sepse siç zbulon Ana, “jeta nuk na përket, na përshkon”.
Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushen e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike: Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018,
Aspaktet të mashkullores është një koleksion i kontributeve më të rëndësishme të K.G. Jungut për kuptimin e thellë të mashkulloritetit – jo vetëm të psikologjise së burrit , por edhe të thelbit të mashkulloritetit në të dyja sekset.
Nuk ka ditë kur një burrë dhe një grua të mos shkëmbejnë premtimin fatal të dashurisë: të dua! Një premtim që edhe mund të tradhëtohet, të harrohet, por që nuk kalon pa lënë një kujtim të pashlyeshëm, mall, keqardhje, mbase edhe urrejtje.