-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
154 Tingellimat e Uilliam Shekspirit
0Tingellimat e Shekspirit jane nder poezite me mgjepsese dhe me me ndikim qe jane shkruar ne gjuhen angleze. Ato u botuan per here te pare ne vitin 1609 si liber-xhepi, kur dihej shume pak, per te mos thene aspak, mbi kompozimin e tyre. Megjithate tingellimat jane lexuar, recituar, ribotuar dhe komentuar vazhdimisht qysh prej atij botimi. Ato kane frymezuar shume poezi, si dhe pjese muzikore dhe koreografike dhe vazhdojne te intrigojne lexuesit dhe studiuesit e shfaqjeve te Shekspirit, per mirekuptimin qe sjellin, prej mendjes se njeriut qe shkroi veprat me te dashura dramatike. 154 tingellimat pozojne ne cdo faqe, ne te dyja versionet, anglisht dhe shqip.
-
-
-
-
2666
0Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa. Në këtë qytet, park industrial për dhjetëra makiladora që prodhojnë për tregun e afërt amerikanoverior, tashmë prej vitesh rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten me qindra vajza, shumica punëtore në këto fabrika. Policia ka arrestuar një gjerman të ri dymetrosh, por vrasjet vazhdojnë. Në universitetin e Santa Teresës, profesori vejan Amalfitano ka filluar të dëgjojë zëra dhe po çmendet nga frika se mos e bija e re rrëmbehet dhe vritet. Një gazetar nga Nju Jorku udhëton në Santa Teresa për një reportazh mbi një ndeshje boksi, por mëson për vrasjet e femrave dhe ngatërrohet me një grup të rinjsh të dyshimtë. Hans Rajteri, një gjatosh prusian, lufton në frontin lindor të Luftës së Dytë, dezerton afër mbarimit të luftës, rikthehet në atdhe dhe shndërrohet në një ndër figurat më të spikatura të letërsisë europiane dhe botërore, i përfolur rëndom për çmimin Nobel. Shkruan nën pseudonimin Beno fon Arçimboldi, por as edhe botuesi i tij nuk ia di emrin e vërtetë, apo ku jeton dhe me se merret. Këto ngjarje janë vetëm skeleti i një romani me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve, një epos i vërtetë i shekullit që sapo lamë pas. Roberto Bolaño lindi më 1953 në Santiago, Kili. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Meksinë dhe në Spanjë, ku vdiq në moshën pesëdhjetë vjeçare. 2666 u botua pas vdekjes së autorit.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
A mund te vij tek ti
0Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas
-
Abanozi Ne hijen e diellit
0Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi – Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik, Afrika nuk ekziston.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Adrenalina
0Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për trajnerë dhe penallti, dhoma zhveshjeje, kundërshtarë e topa, përveçse për lumturi, miqësi dhe dashuri.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Ajo & ai
0Një sajt takimesh i ka bërë bashkë. Nuk u bënë të dashur, por miq. Dhe mendojnë të mbeten të tillë… Ajo është aktore. Ai shkrimtar. Ajo quhet Mia. Ai Pol. Ajo është angleze. Ai amerikan. Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa. Ajo nuk duhet të bjerë në dashuri. As ai. Në këtë roman Marc Levy na tërheq në një histori dashurie të parezistueshme dhe të paparashikueshme.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Aleksander Moisiu ne shtypin francez te kohes 1912-1935
0Kritika franceze e mirëpret artin e Aleksander Moisiut në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
-