Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
Net të bardha është një tregim i shkurtër i Dostojevskit , një nga autorët më të dashur dhe më të vlerësuar në botë . Ngjarjet ndodhin në Shën Petersburg dhe kjo është historia e thellë dhe prekëse e një të riu që lufton me shqetësimet e tij të brendshme . Një rrëfim i veshur me dritë e brishtësi , që të udhëheq thellë brenda trazimit dhe fajit të një dashurie të pashpërblyer . Një klasik i pakohë dhe një botim i shkëlqyer për ata që adhurojnë gjininë fiction .
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.
Një roman realist, thellësisht poetik, i mbrujtur në të njëjtin stil si Anne Carson, Një nga ne fle i ka siguruar Klougartit vlerësimet e panumërta dhe kandidime çmimi, duke përfshirë Readers’ Book Award, dhe një vend midis zërave të rinj kryesorë në letërsinë botërore.
Tashmë në dorë të lexuesit shqiptar, “Një patriot leçez në Shqipërinë osmane”, do të rindezë pamjet e freskta të një Shqipërie pak të njohur e të një kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranë e pranë njerëz të kombësive të ndryshme, duke shqyrtuar kështu karakterin kozmopolit të Shqipërisë së kohës dhe ngjarjet që e karakterizuan ate .
Emilia de Uit, 15-vjeçare, ka qenë gjithmonë shembullore, por kur babai i saj shkakton një skandal dhe në internet fyerjet vërshojnë nga të gjitha anët, ajo bën gati valixhen dhe ia mbath për në Nju Jork, qyteti i saj i preferuar, pa i thënë askujt. Për t’u larguar nga skandali që ka tronditur Amsterdamin, për të cilin fajtor është i ati.Ky nuk është një udhëtim i zakonshëm: është deklarata e pavarësisë e Emilias. Është mundësia e saj për të lënë pas jetën që prindërit po ia shkatërrojnë. Për të parë edhe nëse e ëma, artisja me famë botërore, do ta vërë re mungesën e saj.Nju Jorku ia rrëmben zemrën Emilias sapo e shkel, edhe pse asgjë nuk shkon sipas planit. Ajo zbulon se apartamenti i marrë me qira nëpërmjet internetit, nuk ekziston. Përveç kësaj, një uragan i egër, Sendi, është rrugës për në Nju Jork. Si mund të mbijetosh dhe t’ia dalësh pa prindërit, pa rehatinë e përditshme, vetëm në shoqërinë e dy adoleshentëve të saponjohur dhe një vajze të vogël të guximshme? A mund të shpëtosh nga problemet dhe vetja midis kaosit të jetës metropolitane? Emilia do të përballet me uraganin, duke kuptuar se stuhitë të tronditin vërtet, por ndonjëherë janë të nevojshme, sidomos kur të ndriçojnë njëqind orët e natës.
Një roman i mbrekullueshëm i Fridrih Shilerit , shkrimtarit , poetit dhe dramaturgut të madh gjerman . Një histori sa reale aq e pabesueshme , sa joshëse aq befasuese , sa romantike , aq dramatike . Një botë e madhe brenda ndjesive njerëzore . Përsonazhe që lëvizin në një mjedis të ngarkuar me dashuri , pabesi , intriga dhembje dhe lotë .