“Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve…
Fauna Shqiptare dhe veçanarisht zogjët dhe shpendët janë pasuri e madhe
natyrore e vendin tonë ,dhe luajn një rol të rëndësishëm në ruajtjen e
biodiversitetit, në mbajten e pastër të ambjentit natyrore ,në mbrojtjen e bimve
bujqësore,pemve frutore , pyjeve nga semundjet dhe dëmtuesit.
Duke u bazuar në studime që janë bëre deri sot ,në Shqiperia jetojnë rreth 370
lloje zogjësh ku 290 lloje janë autoktone dhe rreth 80 lloje zogjësh dhe shpend
shtegtare.
Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i “kulturës kombëtare” të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX; origjina e ritualeve perandorake në Indinë britanike dhe Afrikë; dhe përpjekjet e lëvizjeve radikale për të zhvilluar kundërtraditat e tyre. Ky libër, me shtrirje kaq të gjarë, synon të hetojë ndërveprimin kompleks të së shkuarës me të tashmen, në një studim brilant të ritualit dhe simbolizmit. Lexuesi shqiptar nuk do ta ketë të vështirë të vërejë mekanizmat e shpikjes së traditave dhe përdorimin e tyre edhe në diskursin bashkëkohor shqiptar për të legjitimuar ekzistencën dhe veprimet e shtetit – komb modern.
1,000LÇmimi origjinal qe: 1,000L.900LÇmimi i tanishëm është: 900L.
Fuqitë e Mëdha të ” Koncertit Evropian” kishin interesat të ndryshme në Ballkan , të cilat pasqyroheshin në qëndrimin që ato mbanin në përgjithsi ndaj këtij rajoni dhe konkretisht ndaj shqiptarëve .
Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është z. Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë.
Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe u thotë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm. Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet “70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura. Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t’i ndreqësh dot më pas.
Në librin “SI TË PUNOSH ME VETEN” Dr. LePera ofron urtësi dhe burime praktike që mund të ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve kuptimplota dhe prishjen e modeleve shkatërruese. Kjo është asgjë më pak se një ndryshim paradigme në mirëqenien mendore. Ky libër feston fuqinë e individëve për të shëruar veten dhe për të rimenduar potencialin e tyre.
Rruge,sirena makinash,uturima avionesh.Njoftime ne bordin e piloteve te aeroporteve.Te fala qe merren dhe jepen.Pritje ne dogana.Buzeqeshje stjuardesash.Shira qe kalojne dhe cadrat qe hap mbi koke.Vrapime pas reres se plazheve me te bukura te botes,maleve me debore,ujevarave me sterkala.Kenge.Gjuhe te shumta qe derdhen ne ne lumin njerezor ku behesh pjese.Fletepalosje qe te mbeten ne canten e mbushur te udhetimit.Relikte dhe antikitete qe “udhetojne” ne valixhe.Shenime ne hotelet ku ke vene koken ne jastek apo ke pire kafen e mengjesit.Kujtime ngjarjesh qe vijne pas teje edhe kur mbyll faqet e nje libri udhetimesh.Te gjithe keto perbejne njelloj skaneri te turizmit individual apo familjar.Poezi qe shkruhen ne ate nxitim njerezor ku dhe ti behesh pjese.Telefonata te shumta ku kerkohen orare avionesh,trenash,anijesh,autobusesh,edhe per ate ruge te gjate.Flladitje ne pyjet e shumta,pengje per ate qe nuk e ke pare ne kohen e duhur.Me tej nje shtyse;jo,jo,disa shtysa per te bere tregime,poezi,per te treguar nje udhepershkrim.Edhe kur merr mundimin me te bukur qe ta shkruash nje dite,sheh se prape mbetet dicka e pathene.