Kjo vepër e mirënjohur klasike bashkëkohore e leërsisë kineze, portretizon se si djali I llastuar I një qiradhënësi u shndërrua në një fshatar zemërmirë. Pasi harxhoi pasurinë e familjes në bixhoz dhe bordello, Fufui thellësisht i penduar shtrohet dhe bën punën e ndershme të një fermeri.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj
Përmes një mendjehollësie dhe humori të rrallë, që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni shejtanin e vogël që keni brenda vetes, ky libër zbavitës dhe tepër serioz, ju paraqet disa nga taktikat më të frytshme të negocimit. A do që të jesh i ri? Sillu si fëmijë. A do të kesh sukses në biznes? Përdor zotësitë e fëmijërisë për të thyer shtrëngesat që bota e të rriturve ka ndërtuar rreth teje. Dhe, në fakt, në debatet me fëmijët, shpeshherë ata fitojnë, ndërsa prindërit humbasin. Sa e sa prindër i kanë thënë vetes: “Ec e zbrit gjithë ato shkallë tani, për të marrë elefantin e Betsit, sepse dihet, asaj s’ia prish dot!” Fëmijët janë negociatorët më të mirë në botë. Si ka mundësi të jetë gjithnjë kështu: fëmijët marrin gjithçka që duan, ndërsa prindërit lëshojnë pe?