Availability: In Stock

Netët e vështira

SKU: 10321

800L

“Netët e vështira”, doli në qarkullim në shtator ’71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureales, duke depërtuar në detaje të problemeve të vetmisë, indiferencës së fatit, magjisë, vdekjes, përkohshmërisë së ekzistencës, identitetit etj.Këto histori të shkurtëra, herë herë me tingëllima vetjake, që na vendosin përballë botës së shkuar, fallse dhe prozaike, lexohen shpejt dhe na japin çelësin për të zbërthyer ankthin e pritjes dhe frikës nga vdekja, dëshirave dhe dyshimeve të përditshme, duke i “çmontuar” ato nga skutat e magjisë…. Edhe pse i botuar tridhjetëepesë vite më parë, “Netët e vështira”, lexohen edhe sot me të njëjtin emocion. Tregimet me strukturë absurde, metafizike, alegorike, shpesh shoqërohen me gjendje magjike dhe të hidhur.Tekstet i tij janë thellësisht realistë, magjikë dhe argumentues. Fabulat ndërthuren me kohëzgjatjen e tregimit dhe përshkohen nga detaje filigrane të situatave fizike dhe depërtojnë në psikologjinë e karaktereve.Dino Buzzati është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Italisë së shekullit të njëzetë. Me tregimet dhe romanet ai e mundësoi lexuesin që të takohet me shpirtrat dhe të komunikojë me to për një periudhë të gjatë kohe.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Netët e vështira”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *