“Perënditë kanë etje”, që mund të konsiderohet një roman historik, i vendos ngjarjet në periudhën e Revolucionit Francez të vitit 1793. Ngjarjet e romanit zhvillohen në momentin më dramatik të Revolucionit, nga prilli 1793 deri më 27 korrik 1794, duke përfshirë gjithë periudhën e diktaturës jakobine. Autori evokon jetën e Parisit revolucionar të asaj kohe, duke pasqyruar me mjeshtëri epokën historike dhe koloritin e saj. Simboli i tij poetik është figura antike e Orestit, hero i sfilitur, hakmarrës dhe vrasës; xhelat dhe viktimë. Thelbi i figurës së Gamëlenit shprehet në fjalët e tij: “Vogëlush, ti do të rritesh i lirë, i lumtur dhe këtë do ta kesh prej Gamëlenit të poshtër. Unë jam mizor, që të jesh i lumtur ti; jam zemërgur, që të jesh i mirë ti; jam i pamëshirshëm, që nesër të përqafohen të gjithë francezët duke derdhur lot gëzimi…”
Ti mund të ikësh nga ushtria, por nuk ikën ushtria nga ti. Jo gjithmonë. Jo përfundimisht… Dikush ka tentuar të vrasë presidentin francez. Sa snajperë mund të qëllojnë nga një kilometër e treqind metra? Xhon Koti, ish-snajper i Ushtrisë Amerikane, është një prej tyre. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh burg, më në fund del dhe… papritmas cenohet siguria e një samiti të G8-s, i mbushur me liderë botërorë. Nëse dikush mund ta ndalojë Kotin, është ai që e ka bërë edhe më parë: Xhek Riçëri, më i miri i më të mirëve. Megjithëse Riçëri preferon të punojë vetëm, me të bashkohet edhe një analiste e Departamentit të Shtetit Amerikan. Së bashku përshkojnë një rrugëtim të ashpër, qëndrojnë në kryqëzime të dyfishta dhe përballen me banditë, pa pasur përforcime. Rreziku nuk ka qenë kurrë më i madh… Sepse këtë herë… është personale.
E frymezuar nga ngjarje historike qe i ka perjetuar fort, Isabel Allende ben nje eksplorim emocionues te lidhjeve sentimentale qe mund te farketohen ne nje mergim te zgjatur, kur njeriu pyet veten se cfare eshte toka e tij, nese eshte territori mitik dhe i pakthyeshem i rinise apo vendi ku hedhin rrenje dashuri te reja dhe te pathyeshme.
Duka e Sudeleigh – it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Edhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës, atë e shpëton një fermer skocez. Më vonë ajo i futej atij në shtrat…por e zbulojnë.
Ky roman është shkruar midis vitit 2004 dhe 2021 përgjatë një hulumtimi të brendshëm të vazhdueshëm. Ai mori shkas tek unë pas leximit të romanit “Mjeshtri dhe Margarita” të autorit rus M. Bulgakov.
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale. Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale duke e përjetësuar.
Një bestseller i Washington Post, Wall Street Journal dhe Amazon Charts nga autorja bestseller e romanit “Premtimi i Bletërritësit” vjen një histori emocionuese për tri gra të reja që përballen me zgjedhje të pamundura. Si do t’i gjykojë ato historia – dhe familjet e tyre?
Luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë nuk vranë vetëm njerëz, nuk shkatërruan thjesht ndërtesa, shtëpi dhe fabrika – ato rrënuan humanizmin te njerëzit. Për të kuptuar raportet në ish-Jugosllavi, nuk nevojitet të lexoni studime sociologjike dhe psikologjike; nuk ju duhet të lexoni revista e gazeta, të shihni lajme dhe emisione televizive – mjafton të lexoni këtë roman të Miljenko Jergoviçit, shkrimtarit kroat më përfaqësues të shekullit XXI.
“Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit. Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.
Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe u thotë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm. Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet “70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura. Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t’i ndreqësh dot më pas.
Në fund të romanit , Florentina Keini zgjidhet Presidente , gruaja e parë presidente e SHBA . Një mbrëmje , në orën 19:30, FBI-ja mëson për thurjen e një komploti që synon vrasjen e saj , kërcënimi i 1752-të brenda një viti . Në 20:30 pesë persona i kanë grumbulluar të gjitha detajet . Pa shkuar ora 21:30 , katër prej tyre kanë nderruar jetë .
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj
Te ky roman, ngjashmëritë me njerëz të vërtetë dhe me ngjarje reale nuk janë të rastit: në romanin Të pamëkatët, ndërthuren jetë personazhesh të njëmendtë e të trilluar, ndërsa veprimi udhëton në hapësirë (Qipro, Amsterdam, Nju Jork) dhe në kohë (shekujt XXI, XX, XIX, XVI). Është marramendëse shpejtësia e këtij udhëtimi, filli i rrëfimit i shtrëngon personazhet, erotika përleshet me asketikën, historia bëhet nënshtresë e letërsisë dhe letërsia na jep gjurmë nga historia.
Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t’ju hyjë në zemër. Një takim i rastësishëm, një miqësi që do të zgjasë jetë e mot, një përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekëput.
Torta e zezë është një sagë familjare që flet për udhëtimin prej me shume se gjysmë shekulli të një familjeje, me ëndrrat e saj zhgënjyese, dashuritë e mallkuara dhe sekretet e erreta. Thellësisht domethënës dhe i shkruar bukur, Torta e zezë është një udhëtim i jashtëzakonshëm në jetën e një familjeje të ndryshuar përgjithmonë nga zgjedhjet e matriarkut të saj.
Nuk ka familje pa probleme, por familja Plamb qëndron përmbi të gjitha, edhe mes më problematikeve. Vite të tëra tensioni dhe mosmarrëveshjesh arrijnë kulmin kur Melodia, Beatrisa dhe Xhek Plambi mblidhen për t’u përballur me vëllanë e tyre të pandreqshëm, Leon, i cili sapo ka dalë nga një qendër rehabilitimi. Disa muaj më parë, në gjendje të dehur dhe të droguar, ai bëri një aksident të rëndë automobilistik bashkë me një nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ky aksident vuri në rrezik trashëgiminë e familjes Plamb, të cilën vëllai dhe motrat mezi prisnin ta shtinin në dorë, për të zgjidhur secili problemet e veta familjare.A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.Në këtë debutim të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Cynthia D’Aprix Sweeney i tregon lexuesit se si paraja e transformon njeriun dhe se si ambicia mund të shkatërrojë çdo marrëdhënie dhe të shkëputë lidhjet edhe me njerëzit më të dashur.
Afresk i mrekullueshëm i një kulture fantastike… një ndërthurje e shkëlqyer dhe zemërthyese që na bën të ëndërrojmë, të duam, të qajmë por mbi të gjitha të shpresojmë… një personazh unik që na magjeps. Një grua qindvjeçare që shkon përtej jetës, perfaqeson një dashuri që shkon përtej vdekjes….
Frymëzuar nga një histori e vërtetë dhe me ngjarje që ndërthuren me historitë e Lejlit, Gitës dhe Silkës, në librin “Tri motrat” do të lënë mendjen dhe zemrën të gjithë të pasionuarit pas historive të kurajës dhe forcës.
Një libër i ri në shqip i Lena Manda, – autorja më e lexuar sot në Greqi. Udhëtimi për në Venecia i përhershëm, plot trazira dhe surpriza. Kryesisht plot magji…