Availability: In Stock

Si frymëmarrje

SKU: 09888

1,000L

Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe u thotë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm. Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet “70 të shekullit të kaluar, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura. Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t’i ndreqësh dot më pas.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Si frymëmarrje”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *