Një ngjarje e vërtetë e Luftës Civile të Spanjës trajtuar me nota vetëreflektimi përbën thelbin e romanit. Përveç ngjarjeve të tjera në roman tregohet sesi një nga themeluesit dhe ideologët e falangës fashiste, Rafael Sanchez Mazas, arrin t’i shpëtojë zjarrit të republikanëve dhe të fshihet në një pyll ku zbulohet nga një ushtar kundërshtar, i cili momentin e fundit vendos t’i falë jetën.
Vjen më në fund ne shqip një nga bestseller-at e letërsisë bashkëkohore turke: Nga kjo histori dashurie që shtrihet nga Nju Jorku në Afrikën Veriore, nga Parisi në Stamboll, duhet t’i zgjidhin dy probleme të mëdha: Rregullat e pamëshirshme të mafias dhe lufta e Xhemit për identitet.
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse.
Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubanoamerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban.
Bazuar në historinë e vërtetë të Melita Norwoodit, spiunes angleze të KGB-së, e zbuluar në vitin 1999, Xhoana e Kuqe është një dramë e paharrueshme spiunazhi dhe dashurie, por, mbi të gjitha, një histori që na tregon për zgjedhjet që bëjmë në jetë dhe pasojat e tyre të pashmangshme.