• 1984

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Akili

    0

    …Në «Akili»-n përshkruhen, me nji zotësì të rallë: intrigat, ambicjet, veset, smira e egoizmi. Akili asht trimi i çartun – si i thonë nji fjalës – qet zjarm e shkëndija kah lufton: asht trim me fletë. Ka virtyte të mëdhà por edhe passione të mëdhà. Me nji fjalë: asht personifikimi i gjallë i idealit ma kryesuer i rracës greke: shquarja dhe superioriteti individual.>> Pra me Akilin ka dashtë të na japij nji tragjedì sofokliane në të cilën zotnon thjeshtësia e ndjenjavet….Jup Kastrati…Haxhiademi frymzue prej tragjedive Greke të vjetër na ep vepra që i lexon vetëm nji pjesë e zgjedhun. Shkruen si «Ulisi» «Akili», «Aleksandri», «Diomedi»; vashdon me dram historik si: «Pirrua» dhe «Skenderbeu»>. Haxhiademi punon tragjedina me shembëlltyr të klasikve grek e na ep edhe ndonjë vepër dramatike historike shqiptare…Muhamet Bala

    700L
    Shtoje në shportë
  • Amerikania

    0

    Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Cirku i iluzioneve

    0

    Një histori prekëse, dramatike, por plot shpresë, me dy protagonistë të zot që ëndërrojnë në një botë të pamëshirshme.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Sale!

    Darka e gabuar

    0

    Romani “Darka e gabuar” është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.

    Në këtë roman bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastrës, nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri , pararoja e të cilëve goditet në kufi nga partizanët, gjë që i zemëron gjermanët, të cilët vendosin ta hedhin qytetin në erë

    567L
    Shtoje në shportë
  • Dashuri shtrigane

    0

    “Dashuri shtrigane”,vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt,botuar ne vitin 1932,eshte historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili ne kundershtim me moralin e kohes,vendos te divorcoje gruan e tij, nga perjetimi i nje historie dashurie me nje adoleshente,pak perpara grushtit te shtetit ne vitin 1930.Balder tridhjetevjecar,ben nje jete monotone dhe te stresuar nga puna dhe lidhja bashkeshortore,prandaj ka vendosur qe te gjeje shpetim duke e braktisur familjen.Por,reagimet atipike dhe mendjengushta te familjareve per dashurine,seksin dhe martesen.nuk e tejkalojne optiken e levizjeve te shoqerise se kohes.Arlt eshte nje vezhgues i holle i frymes metafizike dhe absurdit te kesaj shoqerie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analize psikologjike,eshte nje shuplake per kohen,jeten vanitoze,zakonet dhe hipokrizine e shoqerise se Argjentines.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Dëshmitari i akuzës

    0

    Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me “qelizat gri” të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie. Edhe në këtë vëllim autorja arrin ta bëjë për vete lexuesin duke e befasuar me origjinalitetin e gjetjeve të saj, dhe me zgjidhjet e situatave, por në një nivel të tillë që kurrë nuk arrin ta ngatërrojë ose ta çorientojë atë. Plot dymbëdhjetë kryevepra të plota që e ftojnë lexuesin në një lojë të rafinuar të inteligjencës, plotë të papriturave tejet interesante, të këndshme për lexuesin e të gjitha moshave.

    800L
    Shtoje në shportë
  • E Perdhunuara

    0
    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Sale!

    Fati i marre

    0

    Besnik Mustafaj ka sjelle nje roman mbi fatin apo fatkeqesine e pozicionit gjeopolitik te Shqiperise se pas Luftes se Dyte Boterore, i cili percaktoi edhe fatalitetin e nje kombi nen komunizem.

    972L
    Shtoje në shportë
  • Fundi i lojes

    0

    Ky liber rrefen historine e nje divorci,nga pikeveshtrimi i nje femije,Adrianit.Ai eshte nje djale gjashtevjecar i mbetur ne kurth,ne mes te kryqezimit te zjarrit te dy prinderve qe po ndahen,dhe me fjalet e tij na tregon historine e vet me nje narracion spontan e plot ngjyra.Lexuesi do ta kuptoje qartazi,pertej informacionit me xixellime shkelqimtare qe Adriani jep,luften plot urrejtje dhe hakmarrje qe ka pllakosur mes dy te rriturve.Adriani eshte nje personazh i skalitur mjeshterisht.

    900L
    Shtoje në shportë
  • I ngadalti

    0
    800L
    Shtoje në shportë
  • Ishulli i pemeve te zhdukura

    0

    Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafak-ut.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Sale!

    Kështjella ( rrethimi)

    0

    Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.

    810L
    Shtoje në shportë
  • Kockat e zemrës

    0

    Jeta dhe një mbiemër i mjerueshëm janë dy gjërat e vetme që prindërit e Beja Grim i dhanë asaj. Pasi ka gdhendur rrugën e saj e vetme, Beja është në rrugën e saj drejt gjërave më të mëdha dhe më të mira, falë sakrificave që ka bërë vetë.Me vetëm dy muaj të shkurtër që e ndajnë atë nga e ardhmja që ajo ka ndërtuar dhe e kaluara që ajo dëshiron dëshpërimisht të lërë pas, një vdekje e papritur e lë Beja-n pa vend. E detyruar të arrijë në mjetin e saj të fundit, Beja duhet të kalojë pjesën e mbetur të verës në një gadishull në Teksas me një baba që mezi e njeh.Plani i Beja-s është të mbajë kokën ulur dhe të lërë verën të kalojë pa probleme, por fqinji i saj i ri Samsoni hedh një pikëllim në atë plan.

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Ne kthetrat e dashurise

    0

    Ajo çka e bën këtë histori aktuale edhe në ditët e sotme është ankthi, dyzimi midis realitetit të jashtëm dhe atij të ndërtuar në brendi, racionales dhe joracionales, dritës dhe hijes.
    Deri ku mund të shkojë ideja e ngulët e një gruaje?

    Si të shpëtosh nga kthetrat e dashurisë?
    “Unë kisha lindur me një pasion të jashtëzakonshëm. Nuk dija të dashuroja apo të urreja përgjysmë; nuk mund ta ulja shkallën e ndjenjave të mia në atë të burrave të tjerë. Natyra më kishte bërë rebel, krahas masës së përgjithshme dhe ligjeve të zakonshme. Ndaj ishte e drejtë që edhe pasionet e mia të kishin arsye, mënyra, zhvillime dhe përfundime të jashtëzakonshme.

    800L
    Shtoje në shportë
  • Ne limb

    0

    Manuela ka flokë të prerë shkurt dhe buzëqeshje fëmije, trup atleteje dhe mban paterica. Në Afganistan ka drejtuar një togë me tridhjetë burra dhe tani është kthyer në shtëpi. Jeton, por nuk është e aftë ta përballojë jetën. Pas atentatit nga i cili ka shpëtuar gjallë, i kanë dhënë një detyrë: duhet të kujtojë luftën, shkretëtirën, ushtarët e saj, pluhurin, gjakun. Por rindërtimi i së shkuarës nuk mjafton për të rilindur… NË LIMB Një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona. Melania G. Mazzucco ka lindur në Romë. Është autore e romaneve të përkthyera në rreth 25 gjuhë të botës. Më 1996 botoi romanin e saj të parë Puthja e Meduzës, e ndjekur nga vepra të tjera, si: Vita, Një ditë perfekte, Pritja e gjallë e engjëllit, Arkitektja. Është fituese e disa çmimeve të rëndësishme, si: Strega (2003), Comisso, Viareggio-Tobino etj. Mimoza Hysa është diplomuar për gjuhë italiane në Universitetin e Tiranës. Është përkthyese e autorëve më të rëndësishëm të letërsisë italiane, si: Leopardi, Ungaretti, Montale, Buzzati, Claudio Magris dhe Melania G. Mazzucco. Fituese e disa çmimeve të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, ndër të cilët dhe e Çmimit të Madh të Përkthimit për vitin 2014 nga Ministria italiane e Kulturës

    1,050L
    Shtoje në shportë
  • Sale!

    Paqja e pergjakur e Adamit

    0

    Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.

    972L
    Shtoje në shportë
  • Parajsa e bardhë

    0

    Alaskë, 1974 Sprova vendimtare për një familje në krizë.Erni Ollbrajt, një ish-i burgosur lufte, kthehet nga Vietnami i shndërruar në një njeri tjetër. Pasi humbet disa punë njëra pas tjetrës, ai merr një vendim drastik: të shpërngulet bashkë me familjen në veri, në Alaskë, ku të gjithë bashkë do të jetojnë larg trazirave që kanë përfshirë vendin. Trembëdhjetëvjeçarja Leni, një vajzë që po rritet në kohë të vështira, e ngecur në rrjetën e dashurisë së prindërve të saj, një marrëdhënie pasioni të sëmurë, guxon të ëndërrojë se familjen e saj e pret një e ardhme më e mirë në atë tokë të re. Ajo kërkon me çdo kusht të gjejë vendin e saj në jetë. Kora, nëna e Lenit, do të bëjë çmos dhe nuk do të ngurrojë t’i shkojë pas kudo burrit që dashuron, edhe nëse kjo do të thotë të niset drejt së panjohurës… Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe. “Parajsa e bardhë” është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Purgatori

    0

    Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Rene

    0

    Historia natyrore dhe sociale e nje familjeje nen perandorine e dyte.

    1,400L
    Shtoje në shportë
  • Sonatë në Aushvic

    0

    Një foshnjë e lindur në kazermat e Aushvic Birkenaut në tetorin e vitit 1944. Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Disa dekada më vonë, Amalia, vajza portugeze e një babai gjerman, fillon të heqë velin që mbulon të kaluarën naziste të familjes, nëpërmjet një partiture muzikore të gjetur, e nënshkruar nga gjyshi i saj Friedrik dhe e titulluar “Për Hajan”.

    1,300L
    Shtoje në shportë
  • Te fshehtat e malit Grei

    0

    Ne kete thriller te ri ligjor emocionues,John Grisham pershkruan prapavijen e paskrupullt te Big Coal-it dhe rrezikun e vazhdueshem te cilit i nenshtrohen jetet e atyre qe punojne atje dhe i gjithe ekosistemi,duke rrefyer historine e nje gruaje te re e te guximshme,e para protagoniste femer qe nga kohet e “Raportit Pelikan”

    1,200L
    Shtoje në shportë
  • Tenenmbule

    0

    Ja Rinor, kjo eshte forma e nje planeti. As e sheshte, as katrore, as trekendore. Ne nuk i zbuluam dimensionet tona. Ndenjem der ne piken qe kafsha jone ndihej e qete. Kjo sfere ka pesuar ndryshime ne veterrotullimet e panumerta

    700L
    Shtoje në shportë
  • Terr

    0

    Një roman i madh aventurash dhe dashurie, në të cilin qentë qajnë, majmunët flasin dhe nëpërkat puthen. Një mëngjes shtatori të vitit 1890, një topograf belg, i ngarkuar nga mbreti i vet për të zbërthyer Afrikën, largohet nga Leopoldvili për në veri. Nën udhëzimin e yjeve dhe me disa instrumente të thjeshta, Pjer Klaesi kishte mision të materializonte, në tokat e egra, rrugën e saktë të asaj që Evropa atëherë e quajti “përparim”.

    1,000L
    Shtoje në shportë
  • Zjarrvenesit

    0

    Në lagjet protestante të Belfastit mjafton një shkëndijë për t’i vënë zjarrin gjithçkaje si në vifet e Turbullirave. Vendimi i bashkisë së qytetit për të kufizuar lartësinë e zjarreve festive të solsticit veror, shkakton një shpërthim zemërimi të papritur. Rrugët gëlltiten nga flakët. Semi, një sindikalist i vjetër paraushtarak, shikon me shqetësim të thellë që i biri po ecën në gjurmët e tij të dhunshme. Nga ana tjetër, Xhonatani, mjek, ‘është i bindur se vajza e tij e porsalindur është gjysme’ njeri gjysmë sirenë. Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konflikfet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social. Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.

    1,200L
    Shtoje në shportë