Availability: In Stock

Zjarrvenesit

SKU: 09878

1,200L

Në lagjet protestante të Belfastit mjafton një shkëndijë për t’i vënë zjarrin gjithçkaje si në vifet e Turbullirave. Vendimi i bashkisë së qytetit për të kufizuar lartësinë e zjarreve festive të solsticit veror, shkakton një shpërthim zemërimi të papritur. Rrugët gëlltiten nga flakët. Semi, një sindikalist i vjetër paraushtarak, shikon me shqetësim të thellë që i biri po ecën në gjurmët e tij të dhunshme. Nga ana tjetër, Xhonatani, mjek, ‘është i bindur se vajza e tij e porsalindur është gjysme’ njeri gjysmë sirenë. Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konflikfet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social. Një roman tronditës ku dhuna dhe humori ndërthuren me realitetet më ekstreme.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Zjarrvenesit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *