Availability: In Stock

Fati i marre

SKU: 9789928391650

972L

Besnik Mustafaj ka sjelle nje roman mbi fatin apo fatkeqesine e pozicionit gjeopolitik te Shqiperise se pas Luftes se Dyte Boterore, i cili percaktoi edhe fatalitetin e nje kombi nen komunizem.

Përshkrim

Sipas këtij dokumenti dorëshkrim, gjatë darkës Çerçilli i ka propozuar Stalinit ndarjen me përqindje të influencës në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore. Konkretisht: Hungaria do të ishte 50 me 50 për qind, Rumania 10 për qind për anglo-amerikanët, 90 për Bashkimin Sovjetik. Edhe Bullgaria mbetej sovjetike 75 për qind, çereku i fundit shkonte për Perëndimin.

E kundërta do të ndodhte me Greqinë: 90 për qind me 10. Jugosllavia 50 për qind me 50. Shqipëria do të ishte përjashtimi i vetëm: 100 për qind për Britaninë e Madhe…

Por kishte megjithatë një diçka në atë fletë letër të shkruar me dorën e vet nga Çerçilli, e cila nuk po e linte të qetë kureshtjen e biografit: përjashtimi i Shqipërisë, shtetit më të vogël në atë hartë ballkanike, nga ndarja…

Pse kjo përkujdesje e posaçme nga vetë Çerçilli për ta marrë në mbrojtje atë komb të vogël, pa asnjë ndikim në përballjen e madhe të kombeve asokohe?

Dhe përse Stalini kishte pranuar me aq lehtësi të hiqte dorë nga Shqipëria, ndërkohë që në vend komunistët e tij i kishin përgatitur të gjitha rrethanat politike dhe ushtarake për të marrë pushtetin?…

Enigmë mbetej sjellja e Çërçillit.

Edhe pse do të ishte një mundim krejt i kotë, domethënë pa lidhje me shkrimin e biografisë, B. J. po ndihej i detyruar për ta zbërthyer disi atë enigmë.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

320

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Fati i marre”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *