Tingellimat e Shekspirit jane nder poezite me mgjepsese dhe me me ndikim qe jane shkruar ne gjuhen angleze. Ato u botuan per here te pare ne vitin 1609 si liber-xhepi, kur dihej shume pak, per te mos thene aspak, mbi kompozimin e tyre. Megjithate tingellimat jane lexuar, recituar, ribotuar dhe komentuar vazhdimisht qysh prej atij botimi. Ato kane frymezuar shume poezi, si dhe pjese muzikore dhe koreografike dhe vazhdojne te intrigojne lexuesit dhe studiuesit e shfaqjeve te Shekspirit, per mirekuptimin qe sjellin, prej mendjes se njeriut qe shkroi veprat me te dashura dramatike. 154 tingellimat pozojne ne cdo faqe, ne te dyja versionet, anglisht dhe shqip.
Çfarë ndodh me një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare që guxon e futet në një shtëpi që nuk është e saj? Cila është përgjigjja që një grua e re merr nga i dashuri pasi e pyet atë nëse ai ka ndër mend ta braktisë? Cili është përfundimi i përpjekjeve të një çifti kur ajo këmbëngul që të adoptojnë një djalë, ndërsa ai dëshiron një vajzë, sepse te historia e saj, në njëfarë mënyre, ai shikon fëmijërinë e tij? Po makthi i një nëne që ka frikë se vajza i ka pësuar diçka? Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas
Çfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe
Poetët e parë të pasluftës u ushqyen me ankthet e Luftës së Dytë Botërore, pushtimit dhe Luftës Civile. Të shkurajuar nga humbja e qartë e ndërgjegjes morale pas përvojës dramatike të nazizmit, por edhe mjaft të rezervuar, ata që u integruan në gjirin e së Majtës, e cila do të luante rolin e një force rrënjësore përtëritëse dhe jetëdhënëse, folën në një gjuhë eliptike me ton të ulët, të përshtatur me kushtet kufizuese, që vazhdimisht ndienin mbi shpatullat e tyre. Postsurrealistët do të shfaqin gjithashtu një frymë dhe mendjemprehtësi origjinale, me vepra që kanë dallime serioze dhe thelbësore me të tjerat. Ata përjetojnë, nga distanca dhe perspektiva të ndryshme, ngjarjet tronditëse- dhe veçanërisht traumatike – të periudhës 1936-1949 (diktatura e Metaksasë, Lufta, Pushtimi Gjerman, Rezistenca, Lufta Civile, etj.) dhe formojnë imazhin e tyre letrar midis viteve 1945 dhe 1960. Shkrimtarët e dytë të pasluftës pranojnë jehonën traumatike të këtyre ngjarjeve, e ato që jetuan dhe panë me sytë e tyre. ato që pasuan menjëherë pas tërheqjes së forcave të huaja të pushtimit, duke formuar imazhin e tyre letrar në vitet 1955 1970. Së fundmi, përfaqësuesit e Brezit të Tretë të Pasluftës (të viteve ’70) mund të jenë vetëm pranues jo të drejtpërdrejtë – dhe, të paktën deri në një pikë, ndoshta pa vetëdije të plotë. bartës – të zhvendosjeve ogurzeza të jehonës së gjithçkaje që artistët e mëparshëm kishin jetuar nga afër.
Vepra te autoreve me te njohur ne bote persa i perket tregimeve te shkurtra jane sjelle ne shqip te perkthyera nga Roland Gjoza. Antologji perfshin zera te njohur si:Guy de Maupassant, Doris Lessing, Graham Greene, Isaac Babel, Prosper Marimee, Ernest Hemingway, Grace Paley, Paula Fox, Yukio Mishima etj.
“Aurelia” është novela e fundit e shkruar nga Gérard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe André Bretoni. Si njëri prej “bohemianëve” të vetëshpallur origjinal, Nervali qe mjaft i njohur pasi i kish bërë paradë nëpër kopshtet e Pallatit Mbretëror një karavidheje mbi një fjongo të kaltër.“Nervali zotëronte gjer në thellësi një ndjesi që na dukej se na përkiste” – André Breton“Sa herë që e rilexoj Aurelian, një tronditje e re dhe qartësuese në fund të stomakut tim, m’i hap sytë e zemrës: kisha qenë i vëzhguar! Nuk isha i vetëm në botë!” – René Daumal
Ne femini me habitnin fluturat me krahet gjithe ngjyra. I ndiqja lule me lule. S’i kapja dot, por edhe kur i kapja me linin ne gishta vec nje push te verdhelleme. Krahet e tyre vertet ishin bere per qiellin, ama trupi, eh, trupi ishte bere krejtesisht per token, u ngjante krimbave qe zvarriteshin ngado ne toke. Kerkova dashuri te tjera. Midis tyre edhe letersine. Zakoni me shtynte ta kerkoja sipas te njejteve stereotipeve: te kerkoja anen poetike, pushin e lehte mbi krahet e saj. Ka dicka te perbashket tek gishtat e llangosur me push dhe me mellan. Po erdhi edhe koha kur letersia nuk duhej te shikohej me syte e soditesit, por te kritikut.Ndoshta ajo qe kerkohet tek ajo eshte thjesht nje flutur. Letersia eshte kerkimi i flutures ne moshen e rritur.
Femrat kane lindur te gjitha me nje organ te pavarur te vecante qe u jep mundesi te genjejne. Ky ishte opinioni personal i doktor Tokait. Varet nga personi, tha ai, se c’lloj genjeshtrash do te thote, ne cilen situate do t’i thote dhe si do t’i thote. Por ne njefare pike te jetes, te gjitha femrat thone genjeshtra dhe ato genjejne per gjera te rendesishme. Genjejne edhe per gjera te parendesishme, por ato nuk ngurrojne te genjejne per gjerat me te rendesishme. Dhe kur e bëjnë këtë, në shumicën e rasteve shprehja e fytyrës dhe zëri i femrave, nuk ndryshon aspak, ngaqë nuk janë ato që po gënjejnë, por është ky organ i pavarur me të cilin janë pajisur, që aktron më vete. Ja përse – përveç pak rasteve të veçanta – ato mund të vazhdojnë të kenë një ndërgjegje të pastër dhe arrijnë të flenë të qeta, pavarësisht se çfarë kanë thënë. Por pa ndërhyrjen e atij organi – një organ që na ngre në lartësi të reja, na flak në thellësi, na e hedh men-djen në kaos, na ngjall iluzione të bukura dhe ndonjëherë madje na çon drejt vdekjes – jeta jonë do të ishte në të vërtetë mediokre dhe e vrazhdë.
Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur me to”, qe dikur afishohej ne hyrjet e teatrove te komedise, Castigat-i i titullit te ketij libri nuk eshte vecse nje emer pene (pen name), me te cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej ketyre tregimeve ne revisten Peizazhe te fjales dhe nen te cilin ato jane bere tashme te njohura, ne mos edhe te dashura, per publikun. Nevoja per kete “nderrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit dhe ribotimit te vellimit Gjashtedhjete e gjashte rrefimet e Maks Gjerazit, nje permbledhje tregimesh qe me pare kishin dale, ne pjesen me te madhe, tek e njejta reviste nen pseudonimin Maks Gjerazi. Autori i ri, sado qe haptazi fiktiv, do te lajmeronte, keshtu, nje projekt te ri krijues, me synimin per te shfrytezuar ne rrjedhe te viteve tensionin midis rrefimit lakuriq te ligjerimit gojor, si ne perrallat , anekdotat, aforizmat, microfiction, apologet,parabolat dhe fabulat dhe tekstit nonfiction, qe jo rralle e pat cuar autorin drejt efektit mirefilli poetik.
Nëse dashuria jua bën me shenjë , ndiqeni atë . Edhe nëse shtigjet e saj janë të vështira dhe të pjerrëta . Nëse ju mbështjell me krahët e saj , bindjuni asaj. Edhe nëse ju plagos shpata e fshehur mes pendave të saj . Nëse dashuria ju flet , besojini.