Availability: In Stock
10% Ulje
Autor: Ndue Ukaj

720L

Studiuesi dhe romancieri Ndue Uka vjen me nje tjeter vellim me poezi para lexuesit te tij, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri

Përshkrim

Studiuesi dhe romancieri Ndue Uka vjen me nje tjeter vellim me poezi para lexuesit te tij, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri

 

PERSHTYPJE:

Duke lexuar librin më të ri të poetit Ndue Ukaj, poezia më përhitet si një urë rrezëllitëse në ajër, që bashkon brigjet e ngjarjeve me të emocioneve, që të çon nga një e dikurshme tronditëse te një shpresë e paqtë, nga një trishtim plot me lule te një e shtunë me lojna fëmijësh, nga një humbje te një stinë me kambana, nga një dhembje në një ringjallje, nga një tjetër dhembje te një tjetër dhembje, nga vetja te tjetri, nga tjetri te vetja, një udhëtim metaforik nga vetja për te vetja, që janë të ndryshme. Se njëra p.sh, e përjeton poezinë e jetës dhe tjetra e shkruan atë.

Visar Zhiti

“Gjitha artet do të shkojnë kah muzika” thotë Schopenhauer. Kjo shigjetë mendimi më goditi në tru sapo mbarova së lexuari poemën e parë të këtij libri, atë me titull “Harku i dëshirave të thyera”.

Pse erdhi tek unë kjo maksimë estetike në mbarim të këtij leximi të lumtur, ec e merre vesh. Pastaj m’u vizatua në mendje autori: një burrë i imët dhe elegant, i hipur mbi pupitrën e një dirigjenti, që po i jepte leje njëri pas tjetrit të hynin në lojë instrumente të ndryshme e të heshtnin të tjerat: ata që sapo kishin kryer punë.

Poema nis si një dialog midis vetes. Në këtë rast midis reparteve të ndryshëm muzikorë të kësaj orkestre primordial, të drejtuar prej autorit, i cili me të marrë baketën e argjendtë në gishtërinjtë e dorës së djathë, hedh si pudër mbi krye muzikantësh, pyetjen e tmerrshme “Çfarë të shkruaj?”

Stefan Çapaliku

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Shtëpia botuese

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *