Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji në jetë dhe shfrytëzo potencialin tënd
Autobusi i energjisë, një libër bestsellër ndërkombëtar,i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues,i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t’iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e të drejtpërdrejtë,që të con drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi. Jon e gërsheton këtë histori tërheqëse me mendime të holla, duke afruar një udhërrëfyes të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të nxjerr më të mirën nga vetja dhe nga skuadra. Kur t’i hipni autobusit të energjisë,do të shijoni udhëtimin e jetës.
Nga autori bestseller i “New York Times”, Mark Manson, vjen një ditar bashkëveprues, bazuar në fenomenin ndërkombëtar, “Arti i brishtë i not giving a f*ck” dhe bestsellerin e New York Times, “Çdo gjë është f*cked”, me pyetje dhe njohuri të qarta të paraqitura me zërin e tij të paimitueshëm. Ky ditar mundëson hapësirë të mjaftueshme për të menduar ulje-ngritjet e jetës, si dhe të udhëzon që të kuptosh se si momente kyçe në jetën tënde – qoftë tragjike, qoftë komike – janë mundësi për t’u rritur (dhe ndonjëherë thjesht për të qeshur).
Xhejms Borg një pjesë të kohës së tij e shpenzon duke punuar si këshilltar dhe mësues biznesi. Ai gjithashtu drejton seminare kushtuar zhvillimit personal dhe aftesive në biznes, në të cilat trajtohen tema të tilla si: përmirësimi i kujtesës, bindja, të qenët i vetëdijshëm për gjuhën e trupit dhe “kontrollin e mendjes”.
Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike. Caroline Criado Perez sjell për herë të parë të sintetizuara një rrjet studimesh, rrëfimesh e hulumtimesh nga e gjithë bota, që ilustrojnë mënyrat e fshehura se si gratë janë lënë në harresë dhe ndikimin e thellë që kjo gjë ka te të gjithë.
Xhungla meriton respect. ÇFARË BESOJ UNË? Unë besoj se më shumë na vlen të përpiqemi të zbulojmë një formulë për shpëtimin e botës, sesa të merremi me zgjidhjen e një problemi matematikor. Mendoj se në shkollë duhet të mësojmë se si të shpëtojmë prapanicën. Mendoj se duhet të frymëzohemi nga lëvizje, si: “Greenpeace”, “Human Rights”, “Anti-Nuclear” etj. Une besoj ende ne dashuri dhe ne harmoni. Bota është një lagje e madhe, me kopshte ku të gjithë ne banorët jemi fqinjë të mire.
Sillni kuptim dhe hare ditëve tuaja me udhërrëfyes ikigain.Njerëzit e Japonisë besojnë se çdokush e ka një ikigai – një arsye për t’u çuar nga shtrati çdo mëngjes.Inspirues dhe inkurajues, ky libër do t’ju udhëzojë ta zbuloni ikigain tuaj. Do t’ju mësojë se si t’i lini urgjencat prapa, si ta gjeni qëllimin e jetës, si t’i ushqeni miqësitë dhe të hidheni në krahët e pasioneve.
Sepse, kush nuk dëshiron të jetë i lumtur çdo ditë?
Botimet Leke po sjellin në tregun shqiptar një libër të momentit nga WIRED: “Inteligjenca artificiale”, nga autori Matt Burgess. Ky libër, botuar në mars të vitit 2021, është një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm për inteligjencën artificiale nga WIRED. Ky botim vjen në shqip vetëm tre muaj pas botimit origjinal.
Ky eshte nje liber per t’u bere nje mashkull me terheqes, jo mbi bazen e marifeteve, taktikave, lojerave apo teknikave, por mbi zhvillimin vetjak. Te vertetat qe gjenden brenda mbeshteten ne dekada te tera studimesh psikologjike. Flet per procesin e joshjes si nje proces emocional, ne vend qe te shqetesohesh per hapat logjike qe duhet te ndjekesh. Synimi i tij eshte te krijosh lidhje te thella me femrat, ne vend qe te perpiqesh t’u besh pershtypje. Eshte guida me e plote dhe me e sinqerte se si nje mashkull mund te terheqe femrat pa u shtirur, pa genjyer dhe pa imituar te tjeret. Mjaft u solle si mashkull terheqes dhe behu i tille.
Ky liber mahnites nga Esther dhe Jerry Hicks,qe paraqet mesimet e entitetit jofizik.Abraham,do te te ndihmoje te mesosh se si te manifestosh deshirat asisoj qe te jetosh jeten me gezim dhe te permbushur qe meriton.Teksa e lexon,do te kuptosh se si marredheniet,ceshtjet e shendetit,financat,brengat ne karriere dhe gjerat e tjera ndikohen nga ligjet universale qe drejtojne realitetin tend kohe-hapesire-dhe do te zbulosh proceset e fuqishme qe do te te ndihmojne te shkosh ne hap me rrjedhen pozitive te jetes.Eshte detyre e lindur jotja te besh nje jete te mbushur me gjithcka te mire-dhe ky liber do te te tregoje se si ta besh ate ne secilen menyre.
Marketingu e ka humbur një pjesë të ndikimit të tij gjatë viteve të fundit . Ky libër tërheqës ju shpjegoj se si muns ta fitojë sërish marketingu influencen e vet brenda dhe jashtë organizatës .
Jay Shetty,super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 “Qëllimisht” ka përmbledhur këtu mencurinë e përjetshme që mësoi si murg,duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t’i ndjekë cdo ditë kushdo që dëshiron të ketë një jetë me më pak ankth e më tepër kuptim.
Që kur është hedhur në qarkullim në SHBA në majin e vitit 2014 u bë bestseller në një kohë rekord. Autorët e Gjinekonomia të ndihmojnë në mënyrën sesi duhet parë botën, duke ekspozuar anën e fshehur të çdo gjëje.
Përmes këtij libri ju distiloni zhvillimet më të fundit në ekonominë e sjelljes dhe psikologjinë konjitive në mjete vepruese për marrjen e vendimeve të zgjuara, efektive në biznes dhe më gjerë.
“Demokracia është procedura me të cilën njerëzit zgjedhin të lirë atë mbi të cilin do të hedhin fajin.”-Lavvrence J. Peter “Egoisti: Një njeri që interesohet më shumë për veten e tij sesa për mua.”-Ambrose Bierce “E pyeta pse u bë prift dhe mu përgjigj se, meqë duhej të punonte, për dikë, një pronar që do të mungonte tërë kohën ishte zgjedhja më e mirë.”-Jeanette Winterson “Jam keqkuptues i mbrapshtë. Dyshoj se njerëzit bëjnë komplot për të më bërë të lumtur.”-D. Salinger “Gruaja ime e parë ishte shumë e papjekur.Hynte në vaske dhe mbyste varkat e mia.”-Woody Allen
‘’Shfrytëzoje çdo çast të jetës sikur të ishte çasti i fundit’’.Fillimisht, duhet pranuar se secili prej nesh e ka për detyrë ti respektojë të tjerët, vetëm për shkak të ekzistencës sonë, dhe vetëm sepse jemi njerëz pa shikuar çfarëdo arsyeje tjetër.Ne nuk jemi të detyruar t’i pranojmë dëshirat e të tjerëve dhe çfarë pëlqejnë ata.
Secili individ, duhet ta zgjedhë vetë se çfarë dëshiron, pa pasur nevojë që të sqarojë apo të justifikohet përpara të tjerëve për zgjedhjet e tij.
Ray Dalio tregon parimet jokonvencionale të jetës dhe të punës,të cilat e bënë këtë djalë të zakonshëm të klasës së mesme nga Long Island, një nga njerëzit më të suksesshëm të kohes sonë-dhe që mund të përdoren nga kushdo për të arritur synimet.
“Puna e thellë” është aftësia për t’u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori në blog-un e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t’ju bëjë më të zotë tek ajo që ju bëni, do t’ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t’ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtetë që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese. E, megjithatë, shumica e njerëzve – qofshin ata punonjës njohurish në zyra të zhurmshme me plan të hapur apo krijues që stërmundohen për ta qartësuar vizionin e tyre – e kanë humbur aftësinë e tyre për të hyrë thellë, duke e shpenzuar në të kundërt kohën e tyre me një turbullirë të furishme mesazhesh të postës elektronike dhe me median shoqërore, duke mos e kuptuar madje se ekziston një mënyrë më e mirë.Një përzierje e kritikës kulturore dhe këshillës për veprim, Puna e thellë do t’ia tregojë rrugën çdokujt që po kërkon suksesin e përqendruar në një botë të shpërqendruar.
Shpesh me pyesin se cilin nga njerëzit që jetojnë sot, do ta vierësoja në të njëjtën kategori me ata, për të cilët kam shkruar si biograf: Leonardo da Vinci, Benjamin Franklin, Ada Lovelace, Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajni. Të gjithë ishin shumë të zgjuar. Por nuk është kjo, ajo që i bëri ata të veçantë. Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshem dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshem. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë. Kjo është ajo që e bën dike një novator të vërtetë. Madje kjo është arsyeja, pse përgjigjja ime ndaj kësaj pyetjeje është: Jeff Bezos.Pra, cilat jane tiparet e krijimtarisë dhe të imagjinatës së këtyre njerëzve dhe çfarë më bën mua të mendoj, se Bezos-i i përket së njëjtes kategori si subjek tet e mia të tjera?E para është të jesh kureshtar; kureshtar me pasion.Tipari i dytë kryesor eshtë t’i duash artet dhe shkencën dhe t’i lidhësh bashke ato.Tipari i fundit i përbashkët për të gjitha subjektet e mia është se, njësoj si një femijë, ata kishin ndjesinë e mrekullise.
A realizohen ndonjëherë ëndrrat? A ndodh ndonjëherë në jetën reale që një Hirushe të takojë më në fund princin e kaltër, të martohet me të e të jetojnë të lumtur në një kështjellë? Me siguri, miliona gra beqare dhe të martuara, do ta bëjnë këtë pyetje dhe do të interesohen fort për përgjigjen.
“Askush s’është më i kualifikuar të të ndihmojë të ndreqësh të ardhmen sesa miku dhe kolegu im Brian Tracy. Mëso nga njohuritë e tij dhe yjet do të të përkasin ty.” -Denis Waitley, autor bestseller i Psikologjisë së Fitimit. Shumica e njerëzve mendojnë se suksesi vjen nga fati i mirë apo talenti madhështor, por shumë njerëz të suksesshëm i mbërrijnë qëllimet e tyre në mënyrë shumë më të rëndomtë: përmes vetëdisiplinës. Brian Tracy e di këtë nga dora e parë: Ai s’ka diplomuar në shkollë të mesme dhe pasi kishte punuar disa vite si punëtor krahu, ai e pati kuptuar se kishte zotësi të kufizuara dhe të ardhme gjithashtu të kufizuar. Por përmes fuqisë së vetëdisiplinës, ai e ndryshoi jetën e vet, duke arritur sukses në shitje dhe marketing, në investime, në zhvillimin e pasurive të patundshme dhe në konsultimin e menaxhimit. Ai u ka dhënë konsulta më shumë se 1.000 kompanive, ka zhvilluar fjalime dhe seminare motivuese për më shumë se 4 milionë njerëz në 40 shtete dhe ka shkruar 45 libra.
Përmes një mendjehollësie dhe humori të rrallë, që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni shejtanin e vogël që keni brenda vetes, ky libër zbavitës dhe tepër serioz, ju paraqet disa nga taktikat më të frytshme të negocimit. A do që të jesh i ri? Sillu si fëmijë. A do të kesh sukses në biznes? Përdor zotësitë e fëmijërisë për të thyer shtrëngesat që bota e të rriturve ka ndërtuar rreth teje. Dhe, në fakt, në debatet me fëmijët, shpeshherë ata fitojnë, ndërsa prindërit humbasin. Sa e sa prindër i kanë thënë vetes: “Ec e zbrit gjithë ato shkallë tani, për të marrë elefantin e Betsit, sepse dihet, asaj s’ia prish dot!” Fëmijët janë negociatorët më të mirë në botë. Si ka mundësi të jetë gjithnjë kështu: fëmijët marrin gjithçka që duan, ndërsa prindërit lëshojnë pe?
“Unë nuk fola, ndërsa muzgu u ul këmbëkryq mbi ne duke e theksuar më shumë heshtjen që ra. Më dukej e padrejtë vetmia e saj, madje biseda po vazhdonte e nxitur nga ndjesia ime e padurimtë që donte të sigurohej se ajo mbështetej diku. Në mendjen time përmasat e dhimbjes që ajo kishte përjetuar kohë më parë, të cilën e emërtoja dhimbje e gjallë, zmadhoheshin aq sa i kapërcenin kufijtë e kohës. Dëgjoja zërin e saj të ulët, më tregonte se kishte pak kohë që jetonte vetëm, ndërsa përsërisja mekanikisht fjalët e saj.”