Botimi në gjuhën shqipe i librit “Kujtime” të Theodhoros Kolokotronit, i jep për herë të parë lexuesve shqiptarë, mundësinë për një qasje direkte te një prej burimeve më të rëndësishme origjinale historike që hedhin dritë mbi jetën, veprën dhe asaj çka besonte të një prej nismëtarëve të Revolucionit Grek të 1821-shit. Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek. Ky ushtarak gjenial, njeri i pashkolluar por i ditur, Kolokotroni ose “Plaku i Moresë” si njihej ndryshe, nxjerr në pah vlera si integriteti moral, heroizmi, trimëria, dashuria për lirinë, për të drejtën, por edhe miqësia vëllazërore me “tjetrin”, edhe në rast se ai “tjetri” ka besim dhe prejardhje të ndryshme. Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.
Ne Shkoder kreva pese klaset e fundit ne Gjimnazin e Shtetit. Pata violine te njoh qytetin dhe qytetaret .Zura shume shoke me te cilet mbaj lidhje edhe tashi qe jam plakur . Ketu mora maturen qe me hapi rrugen per te ecur perpara.
“Kujtime vajze” është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.
Një burrë si Sherloku ka shumë armiq: vrasës të dhunshëm, batakçinj të ulët, fantazma dashurish të vjetra, kërcënues, shkrimtarë helmues, për të përmendur vetëm disa.
Por askush nuk është kaq i tmerrshëm e i fuqishëm sa profesor Moriarti. Moriarti është i vetmi, i cili mund të krahasohet me gjenialitetin e Holmsit.
Është i vetmi njeri, ndoshta, që mund ta mposhtë përfundimisht detektivin e madh…
800LÇmimi origjinal qe: 800L.720LÇmimi i tanishëm është: 720L.
Pasi kreu pesë vjet burg për një gabim tragjik, Kenna Rowan kthehet në qytetin ku gjithçka shkoi keq, duke shpresuar të ribashkohet me vajzën e saj katërvjeçare. Por urat e djegura nga Kenna po rezultojnë të pamundura për t’u rindërtuar.
Dy vëllezër dhe një grua. Patrick Besson ka zgjedhur temën universale të trekëndëshit dashuror për romanin e tij. Një histori që është e dënuar, për nga thelbi i saj, të përfundojë keq. Por në vend që ta lërë historinë të rrjedhë qetësisht, autori ka bërë një zgjedhje të mençur të personazheve për nga bukuria, ligësia, mirësia dhe prejardhja.
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre “të shpërfillurve”: Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t’i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë… Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa” nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë “të vdekurve të gjallë”të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit” neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t’u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t’u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri – një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë – duhet ta marrë në konsideratë.
Mund të thuhet pa drojë se “Kundërhistori e liberalizmit” është ndër ata tekste që ofrojnë mundësi për ndryshime themelore të perspektivës mbi tema me rëndësi jetike për çdo lexues bashkëkohor.
1,500LÇmimi origjinal qe: 1,500L.1,350LÇmimi i tanishëm është: 1,350L.
Kur besonim te sirenat nga Barbara O’ Neal vjen në shqip nga Living si nje nga romanet thriller me te pelqyer te momentit: Motra e saj ka vdekur para 15 vitesh ne nje sulm terrorist, por papritur ajo shfaqet ne nje kronike televizive, – duke ndryshuar rrjedhen e gjithe ngjarjes dhe duke ndryshuar rrenjesisht historine e ketij romani te mrekullueshem.
Çdo të thotë të jetosh me një fëmijë autik: Kjo është historia dhe sfida e përkthyesit dhe profesorit të njohur, Edmond Tupja ia kushton Gesit, fëmijës së tij autik: “Gesi më lindi me këtë hendikap që ia zbuluam katër vjeç e gjysëm – pesë. Ky fëmijë m’u dha mua. Rastësia…. ca thonë Perëndia, Zoti unë them rastësia…. nuk e di. Ka edhe një lloj determinizmi. Mu dha mua dhe nuk do të zbythem para tij”. Një histori e rrallë njerëzore që ka bërë për vete mijëra lexues….
Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij.
Raporti mes një psikoterapisti dhe një pacienti, i cili nuk është një person dosido por mbështetës dhe njohës i filozofisë së Shopenhauerit vjen në një rrëfim brilian të Irvin D. Yalom. Në një moment të dy kuptojnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin. Pse?? Këtë marrëdhënie të pazakontë na e rrëfen autori i romanit bestseller “Kur qau Niçja”. I tillë është edhe “Kura e Shopenhauerit”.
Angeli, një fotograf i ri kthehet nga një natë orgjie në shtëpi, ku gjen një grup adoleshentësh duke ngacmuar një troll të vogël, të plagosur dhe pa mbrojtje. Ai e merr brenda, pa marrë parasysh pasojat dramatike të këtij vendimi. Ç’mund të bësh me një troll në qytet?