Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së” Dytë Botërore.
Krokodili dhe Kumarxhiu jane dy vepra që Dostojevski ka shkrue me paraqitë atë që po ndodhte me jetën e vet në ato çaste, dhe bashkë me të edhe përsiatjet që blunte për ndodhitë rretheqark që i ndërlidheshin në efektin e madh domino deri te jeta e tij. Mbrenda zanit të veprave janë ma tej edhe zanet e tjerë, të mbrendshëm të tij ose të jashtëm, që Mikhail Bakhtin ia quejti polifoni.
Vendosur në fasadat elegante të vilave në Kornuell, para Luftës së Dytë Botërore dhe në hapësirat përgjatë viteve të turbullta të luftës, kjo histori dinamike flet për një grua të jashtëzakonshme, që përballet me dashurinë, dëshpërimin dhe, me plot kuptimin e fjalës, me kthimin në shtëpi.
Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten.Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase… E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë – derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes… dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithçka.
Autori sjell kujtimet dhe përjetimet e tij ; ngjarje e njerëz që i ka parë me sy e dëgjuar me veshë . Por këto , edhe pse janë krejt të verifikueshme ; ngjarje e persona realë, të afërm , miq apo kolegë e shokë të autorit , janë përshkruar e portretizuar aq bukur , aq e saktë dhe aq me dashuri , sa nuk mund të mos emocionohesh si të gjendesh në mediumet e artit .