Xhonatan Harkëri dërgohet të takojë një klient të kompanisë së tij në një pjesë të largët të Europës. Kështjella është e shkretë dhe konti është mikpritës tepër i çuditshëm. Por i riu Xhonatan nuk dyshon fare se ai dhe njerëzit rreth tij do të vihen në rrezikun më të madh dhe në llahtarin më të tmerrshëm që dikush mund të përfytyrojë! Tani ata duhet të gjejnë dhe të shkatërrojnë Drakulën, përpara se t’i gjejë ai dhe të shkatërrojë secilin prej tyre!
Në këtë roman, Şebnem İşigüzel krijon një univers të tmerrshëm, të madh. Ajo të çon në këtë univers dhe të braktis atje, duke të lënë krejt vetëm me ndjenjat, ndaj të cilave bie pre, ndërsa hap rrugën përmes romanit. Kështu, ti vjen të heqësh dorë nga jeta jote dhe të jetosh në botën e premtuar nga Dredhka.
“Drejt një arkitekture ” rreshtohet si libri më i rëndësishëm i Le Corcusier . Si një teori e vërtetë e arkitekturës së shekullit XX , ky libër është tepër i domosdoshëm për të kuptuar idetë e arkitekturës moderne , në momentin kur shkollat e arkitekturës dhe urbanistikës , si dhe vetë publiku i gjerë kanë shtruar problemin e administrimit të jetës .
Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore
Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.
Përbri teje mund të jetë duke cofur dikush, dhe ty nuk ta ndien fare. Epo mirë, ja, keqardhje, por dhembjet gjithsesi nuk i ndien! Sepse barku yt është në rregull, ja pse.
Gjysmë metri larg teje, tjetrit, të mbytur nga dhembjet e vuajtjet, i përmbyset bota, dhe ti nuk ndien asgjë!
Ky është mjerimi i botës! Mbaje vëth në vesh, bebush. Prandaj ecim kaq ngadalë përpara. Dhe kaq shpejt prapa. A e beson?
Nje roman befasues, qe sjell nje perceptim brilant per boten permes artit, – shkruar me mjeshtri te rralle, fale perdorimit te regjistrave te ndryshme te ironise. Ky roman perkthehet nga gjitha origjinale nga Erion Karabolli dhe hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Arka e Noes.
Tregimet e Lu Xunit mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xuni konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
Origjina dhe Parimet e Revolucionit Amerikan krahasuar me Origjinën dhe Parimet e Revolucionit Francez (1800) ndriçon diferencën mes shkaqeve dhe parimeve të dy revolucioneve.