Surrealistët shpikën shprehjen “e përditshmja mrekullueshmja për ate realitet poetik, të mistershëm, to çliruar nga kontingjenca dhe nga ligjet shkencorere, të cilin poeti/shkrimtari mund ta përceptojë nën dukjet e jashtme, nëpërmjet endrrave ose kllapive. Po per mendimin tim, me shumë se çdo shkrimtar tjetër te kohes sonë .Kjo karakterizon Cortazar-in, falltar që pikaste të pazakontën tek e zakonta, absurden tek e logjikshmja, përjashtimin te rregulli dhe të mrekullishmen te banaliteti. Askush nuk i ka dhënë aq dinjitet letrar së parashikueshmes, konvencionales dhe tokësores në jetën njerëzose, të cilat, në lojërat prej xhongleri te penës së tij, shprehnin një ëmbelsi. Të fshehtë ose shfaqnin një pamje të përçudshme, sublime apo të “llahtarshme”. Mario Vargas Llosa
Për shumë vjet, autorja që renditej në listat e librave shumë të shitur sipas gazetës “New York Times”, i ndrydhi pakënaqësitë e saj. Pastaj, një ditë, në një konferencë, i zuri syri një grua dhe në kokë i vërshuan këto fjalë: ja tek është!Fillimisht Glenoni hamendësoi se fjalët erdhën nga jashtë, por shpejt kuptoi se i buruan së brendshmi. Ky ishte zëri që ajo kishte groposur për dekada me radhë përmes veseve dhe kornizimit social. Glenoni vendosi të distancohej nga pritshmëritë e shoqërisë kundrejt saj dhe të donte vetveten, tanimë të çliruar nga kafazi.Sa i fortë, aq edhe i brishtë, libri “E pazbutura” është njëherazi një memoar intim dhe një thirrje guximshkundëse dhe zgjuese për të treguar se çfarë mund të ndodhë, kur dalim nga kafazet tona dhe themi: kjo jam unë!Disa libra të zbresin me këmbë në tokë, disa të vjedhin zemrën. “E pazbutura” i bën të dyja.Zgjohu! Duaje VETEN!—Brenè Brown
Absurdi e bën moderne poemën “E të tjera, e të tjera…, megjithëse vargu është tradicional. Poeti flet me dhembje për absurditetin, pavarësisht se të shtyn të qeshësh. Por do shtoja se zemërgjerësia dhe gjerësia është një liqen, ndërkohë që zemërimi është një valë mbi këtë liqen. Lexuesit në këtë poemë i dhimbset fati i lig i Shqipërisë, ndonëse qesh me të. Prandaj theksova se e qeshura në vargjet e kësaj poeme nuk është sulm agresiv. Dhe këtu qëndron bukuria!
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi. “Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në shkencë, te cilat shpesh historia i ka anashkaluar.
Një verë, në vitet ’60, në një lagje të pasur në periferi të Londrës, nëntëmbëdhjetëvjeçari Pol kthehet në shtëpi nga universiteti dhe nxitet nga mamaja të anëtarësohet te klubi i tenisit. Atje ai luan në partneritet me Suzan Macleod, dyzet e tetë vjeç, me vetëbesim, me humor dhe e martuar me dy vajza thuajse të rritura. Dekada më vonë, Poli sheh pas në kohë se si ata ranë në dashuri dhe se si, gradualisht, por pa ndërprerje, çdo gjë u bë copash. Ndërsa kthen dhe rikthen historinë e tij në mendje, duke e ekzaminuar atë nga këndvështrime të ndryshme, ai e gjen veten të përballur me kontradikta dhe me rrëshqitjet e vetë memories së tij, si dhe mënyrave se si narrativa dhe jeta ndikojnë njëra-tjetrën. Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.
Një natë e ngrohtë pranvere, një grua e re ecën në mes të autostradës. Është e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Në errësirë e përvijojnë fenerët e një kamioni, që përplasen mbi të. Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit? A ka mundësi që marrëdhënia me vëllezërit dhe motrën – e veçanërisht me Mikelen, atë të zymtin, atë ndryshe, rebelin e familjes – të ketë pasur rol vendimtar në vdekjen e saj? Ky roman është një pikturë që përmban vilat e periferive të pasura të Barit, përuljet dhe habitë e çdo ngjitjeje të shpejtë në majën e shoqërisë lokale, një galeri me personazhe të paharrueshme, tensionet e një familjeje që luhatet mes shkëlqimit dhe katastrofës së plotë. Intensiteti i shkrimit të Lagioia-s – kurrë më parë kaq i qartë, kaq i fuqishëm – na tërheq në një labirint emocionesh të fshehta e të hapura, dhe ndërton një strukturë të përkryer, të ngarkuar me tension, që kryqëzohet vazhdimisht me personazhet dhe botën e tyre, që e mbërthen lexuesin deri në kthesën përfundimtare të komplotit mahnitës.