… Vapori s’po lundronte më. Pse vallë? Mos ishte prishur? Qëndronim në kuvertë, pranë dengjeve tona. Në kuvertë njerëzit shkonin e vinin, të gjithë të zënë me punë. E ndiqja me interes këtë gjallëri që s’ishte e zakonshme për mua. Thellë atje në errësirë dukeshin dy a tri drita të dobëta, si kandila. Deri atëherë ishim mësuar të shihnim bregun e detit të Karshijakës dhe të Izmirit të ndriçuar nga drita të forta. Mbrëmanet, sa kish filluar pak të errej, një burrë ndërronte kapuçin e bardhë të llambës dhe e ndizte sa bëhej dritë gjithë vendi. Pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Por këtu, ku kishim ardhur tani, pse s’kishte drita? Pse s’i qe ngjitur vaporis skelës së Sarandës ashtu siç i ngjitej skelës së Izmirit dhe të Karshijakës? Si mund të ngarkoheshin gjithë këto dengjet tona në këto varka? …
I duhej t’i rikthehej ferrit, megjitheseishte betuar se do t’i qendronte larg. Kroaci. Deti Adriatik vezullon. Malet jane te gjelbra. Dielli rrezaton. Te njejtat peizazhe qe kishin shoqeruar ate lufte te pergjakshme te njezet viteve me pare, pjese e se ciles kishte qene finlandezi Daniel Kuisma. Qe nga ajo kohe, brenda vetes, ai vuan nga nje lufte e mundimshme. Cfare ka ndodhur ne te vertete njezet vjet me pare? Kuisma rikthehet ne token kroate per te hetuar zhdukjen e nje punonjesi te Ambasades Finlandeze. E njeh kete vend si gishtat e dores. Eshte i shoqeruar nga nje femer, e cila pertej bukurise dhe klasit ka nje mision per te kryer. Befas ngjarjet marrin kthesa te paparashikuara dhe ai meson se lufta ka hedhur hije shume me te forta nga sa mund ta kishte perfytyruar. Përballet me të vërteta tronditëse. Kupton se nuk është më hetuesi, por i hetuari dhe i përndjekuri. Duket se gjithçka ka lidhje me grupin e ashtuquajtur “Engjëjt e Hamurabit”, një skuadër ndëshkuese që kërkonte të merrte hak për krimet mizore të ndodhura gjatë luftërave në Ish Jugosllavi. Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
Ëngjëlli i harresës bazohet në përvojat e familjes së Maja Haderlap dhe të pakicës sllovene në Austrinë jugore , shumë prej të cilëve luftuan si partizanë kundër nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore . Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
“Një nga romanet më tronditës që kam lexuar. Një ngjarje e tillë ju mbetet në mendje për një kohë të gjatë, ndoshta përjetë. Dhe ne dalim të ndryshuar nga kjo. Kam dalë krejt i tronditur nga ky lexim. Në një përmasë tjetër. I lënduar, i vrarë, i zemëruar, i tërbuar, i nënshtruar, të gjitha këto ndjenja ndërroheshin me njëra-tjetrën në vijimin e faqeve. Një libër i madh. Një perlë që nuk bie në sy.” Urim Nerguti
700LÇmimi origjinal qe: 700L.630LÇmimi i tanishëm është: 630L.
Po sikur lumturia te jete para syve tane? Ana, 37 vjec, ndihet e lodhur nga puna dhe letrat e permbaruesve.Vajzat i sheh shume pak,vetem ne mengjes. Nga guaska, ne te cilen eshte mbyllur, sheh jeten qe po i iken. Ne moshen 17-vjecare, Kloeja heq dore nga endrrat e saj per te ndihmuar te emen. Ajo kerkon dashuri te djemte, por marredheniet e saj nuk zgjasin. Ashtu si karroca e Hirushes, ata transformohen, pasi e arrijne ate qe duan. Lili 12 vjec, nuk i do shume njerezit. Ajo preferon miushin e saj, te cili i ka vene emrin e te atit, pasi ai u largua nga familja. Diten qe zbulon se vajzat e saj nuk jane mire, Ana merr nje vendim te cartur:vendos te beje me to nje udhetim me rulote ne Skandinavi. Nese nuk mund te kthehemi mbrapsht, mund te zgjedhim nje rruge tjeter.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
Sapo u botua (me 1902), “Estetika si shkence e shprehjes dhe e gjuhesise se pergjithshme: Teoria dhe Historia” ose, sic njihet shkurtimisht, ESTETIKA, e prit ne menyre te atille qe do e shnderronte ate ne nje ngjarje te paharrueshme, periodizuese ne historine e kultures italiane dhe, shume shpejt nje pike referimi e domosdoshme ne diskutimin e problemeve estetike ne kulturen nderkombetare. Pjesa e pare e Estetikes, Teoria u perkthye nga Zef Zorba, i cili e perfundoi perkthimin me 1991. Duke ruajtur perkthimin e Z.Zorbes si nje tribut kushtuar vepres se tij me deshiren qe kjo veper themelore t’i ofrohet e plote ne shqip lexuesit, Botimet Princ ne bashkepunim me Botimet ADELPHI permbyllin kete projekt, ku Historia e Estetikes u perkthye nga Alfred Bushi.
Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë. Dhe vepra që keni nisur të shfletoni është padyshim një nga këto burime jete, gëzimi dhe virtyti, ashtu si vetë qenia e autorit të saj. Kuptohet se fjalët e mia janë krejt të pafuqishme për të përshkruar lartësitë dhe vlerat e mendimit të Spinozës. Padyshim do të duhej një filozof, një i ngjashëm me të, në mënyrë që fjalët të shkëlqenin me fisnikërinë e duhur kuptimin që duan të ngjallin, zemrën e mbushur me dashuri dhe shpirtin e ngazëllyer që frymon tek Etika. E unë nuk jam veçse një pelegrin i cili u preh për një kohë aty ku Spinoza dhe të ngjashmit e tij kanë vetë qenien e tyre. Meqënëse e dija këtë u përpoqa sa munda që të bëhesha një pelegrin i devotshëm. Për ta trajtuar me përkushtimin që meriton, shqipërimit të kësaj vepre i kushtova më shumë se dy vite punë dhe parimi që ndoqa ishte ky: të kuptoja vetë pikësëpari, sa më qartë që të mundesha, mendimet e autorit dhe më pas t’i përcillja ato me besnikëri për t’ia lindur kështu frymëmarrjen dhe frymëpraninë edhe në gjuhën tonë.