Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.
Një libër jashtëzakonisht i rëndësishëm… nga ana intelektuale i saktë, i ndershëm dhe i guximshëm… duke qenë një kritik dyshues dhe i regjur i Kissingerit për gati tri dekada, unë e pashë veten të mundur.”
Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij? Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël. … qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.
Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin,takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur t’I bëjë të dashurohen përsëri pas jetës. Bota është një vend kapitës, ku ndihesh I lodhur thjesht edhe duke jetuar,se nuk arrin të duash mjaftueshëm,nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm…
1,000LÇmimi origjinal qe: 1,000L.900LÇmimi i tanishëm është: 900L.
A mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.
800LÇmimi origjinal qe: 800L.720LÇmimi i tanishëm është: 720L.
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
700LÇmimi origjinal qe: 700L.630LÇmimi i tanishëm është: 630L.
Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.
800LÇmimi origjinal qe: 800L.720LÇmimi i tanishëm është: 720L.