ESE-të e përzgjedhura përvijojnë një hartë besnike të përballjes së autorit me probleme të caktuara politike, etike, shoqërore apo historike, siç janë çështja e dhunës apo ajo e së keqes, çështja e praktikave të drejtësisë apo e autoritetit, praktikat politike të historiografisë, të vetes dhe të tjetrit, si dhe të dialogut e analizës së disa përfaqësuesve të shquar të mendimit. Ricoeur nuk formulon drejtpërdrejt teori politike a një konceptualizim të politikës si të tillë, por, edhe pse nuk e teorizon drejtpërdrejt politikën (ose politiken) si të tillë, Ricoeur e takon dhe e trajton parreshtur atë si në teori, ashtu edhe në praktikën e saj.
“Ky roman kaleidoskopik të ngazëllen me gjallërinë e protagonistes… Edhe pse jeta e Leilës gëlon nga tragjeditë, Shafaku përqendrohet te besnikëria dhe mirësia e saj, te gëzimi që ndien ajo nga miqësia dhe te tekat e jetës së Stambollit.”
Të gjithë i njohim këta emra të rëndësishëm për gjurmët e pashlyeshme e veprat e lëna pas, por pak dimë për ndjenjat e tyre intime. Plot stil, sublime, të shprehura bukur dhe me një ndjeshmëri të madhe, jua sjellim të përmbledhura disa prej letrave më të famshme të tyre, drejtuar më të dashurve të jetës
Ka ditëlindjen lepurushi Ka ditëlindjen lepurushi, katër vjet i mbushi. shkruan ftesa pa përtuar nëpër fleta lakre dhe në postë i hedh pas darke, për të lajmëruar gjithë miqtë rreth e rreth. Mirëpo, nga ç’po sheh, askush s’erdhi për vizitë e bile as dhitë, që vinin çdo ditë. shumë vonë e mori vesh, e s’është për të thënë, kec – postieri, një nga një, ftesat kishte ngrënë.
HISTORI ARGËTUESE PLOT AVENTURA DHE KAFSHË GAZMORE, ME ILUSTRIME TË MREKULLUESHME. QË DO TË TË BËJNË SHOQËRI DHE DO TË TË PRIJNË UDHË NË ZBULIMIN E BOTËS SË FANTAZISË
’12 Mentalitete për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës’ është një libër në formën e një udhërrëfyesi jetësorë ku rreket të prekë një sërë konceptesh si falja, forca për të ndryshuar, inteligjencës emocionale dhe sociale. Autori Bilal Kola është përpjekur përmes referencave të autorëve të huaj por duke u bazuar edhe në ngjarjet e tij personale të sjell një udhërrëfyes për vetëpërmirësim.
Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji në jetë dhe shfrytëzo potencialin tënd
Tingellimat e Shekspirit jane nder poezite me mgjepsese dhe me me ndikim qe jane shkruar ne gjuhen angleze. Ato u botuan per here te pare ne vitin 1609 si liber-xhepi, kur dihej shume pak, per te mos thene aspak, mbi kompozimin e tyre. Megjithate tingellimat jane lexuar, recituar, ribotuar dhe komentuar vazhdimisht qysh prej atij botimi. Ato kane frymezuar shume poezi, si dhe pjese muzikore dhe koreografike dhe vazhdojne te intrigojne lexuesit dhe studiuesit e shfaqjeve te Shekspirit, per mirekuptimin qe sjellin, prej mendjes se njeriut qe shkroi veprat me te dashura dramatike. 154 tingellimat pozojne ne cdo faqe, ne te dyja versionet, anglisht dhe shqip.
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit
Shtepia botuese Skanderbeg Books sjell librin e trete dhe te fundit te 1q84, konsideruar si kryevepra e Haruki Murakamit, permes perkthimit te Ilir Baçit.
Nje nga kryeveprat e letersise klasike per te rinj, shkruar nga Zhyl Verni, vjen ne nje botim special ne gjuhen shqipe, pergatitur nga Zenit, nen perkthimin e mjeshtrit Halit Selfo
Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.