Autobiografia e Benjamin Franklin është titulli tradicional për ditarin e papërfunduar të jetës së tij, shkruar nga vetë ai prej vitit 1771 deri në vitin 1790. Megjithatë, duket se Franklin këtë vepër e ka quajtur Kujtimet e tij. Edhe pse pati një histori të vështirë botimi pas vdekjes së Franklin-it, kjo vepër është bërë një nga shembujt më të famshëm dhe influencues autobiografikë.
Nga autori bestseller i “New York Times”, Mark Manson, vjen një ditar bashkëveprues, bazuar në fenomenin ndërkombëtar, “Arti i brishtë i not giving a f*ck” dhe bestsellerin e New York Times, “Çdo gjë është f*cked”, me pyetje dhe njohuri të qarta të paraqitura me zërin e tij të paimitueshëm. Ky ditar mundëson hapësirë të mjaftueshme për të menduar ulje-ngritjet e jetës, si dhe të udhëzon që të kuptosh se si momente kyçe në jetën tënde – qoftë tragjike, qoftë komike – janë mundësi për t’u rritur (dhe ndonjëherë thjesht për të qeshur).
Një libër për mënyrën sesi udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë. Një bestseller absolut, i cili do të vijë në ndihmë për të përsosur komunikimin dhe për të arritur suksese në jetë.
Ky eshte nje liber per t’u bere nje mashkull me terheqes, jo mbi bazen e marifeteve, taktikave, lojerave apo teknikave, por mbi zhvillimin vetjak. Te vertetat qe gjenden brenda mbeshteten ne dekada te tera studimesh psikologjike. Flet per procesin e joshjes si nje proces emocional, ne vend qe te shqetesohesh per hapat logjike qe duhet te ndjekesh. Synimi i tij eshte te krijosh lidhje te thella me femrat, ne vend qe te perpiqesh t’u besh pershtypje. Eshte guida me e plote dhe me e sinqerte se si nje mashkull mund te terheqe femrat pa u shtirur, pa genjyer dhe pa imituar te tjeret. Mjaft u solle si mashkull terheqes dhe behu i tille.
Në librin Katër marrëveshjet, don Migel Ruiz, zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit të qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv.
Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.
Një udhëzues praktik për përmbushjen e ëndrrave tuaja. Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjithë ëndrrave tuaja. Në librin Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund të zbatohen lehtësisht për krijimin e suksesit në çdo fushë të jetës suaj.
Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm. Ky roman ka qenë një befasi e madhe pasi po botohet në 15 gjuhë të ndryshme të botës dhe së fundi është përgatitur nga anglishtja në shqip nga shtëpia botuese Dudaj
Një psikolog , fitues i disa çmimeve , zbulon fuqinë e fshehur të zërit që kemi brenda vetes dhe na tregon se si ta përdorim për të mposhtur ankthin , për të përmirsuar shëndetin fizik dhe mendor , dhe për të forcuar marrëdhëniet me të tjerët .